Sali bën thirrje për vaksinim: Sa më shpejtë imunizohemi, aq më shpejtë lirohemi nga pandemia (VIDEO)

Picture of designer@fetishimedia.ch

26/01/2022

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, thotë se imunizimi popullatës në Maqedoninë e Veriut është i ulët në krahasim me vendet tjera. Në një intervistë për gazetën LAJM, ai tha se situata me Covid-19 në vend po përkeqësohet dhe ftoi qytetarët që të vaksinohen, si mundësi për tu mbrojtur nga koronavirusi.

“Mënyra e parë për parandalim të një pandemie janë masat të sugjeruara nga OBSH-ja, për mbajtjen e maskës, higjienës dhe distancës sociale. Kur kjo nuk respektohet në nivel të duhur nga masa e popullatës, atëherë vimë deri te nevoja e imunizimit masiv të popullatës. Sa i përket temës së imunizimit te ne, niveli është jo i kënaqshëm duke patur parasysh krahasimet që i bëjmë me shtetet tjera. Tani numri i përgjithshëm te ne është diku rreth 41%, që është numër shumë i vogël duke patur parasysh krahasimet që i bëjmë me shtetet të cilat ne i marrim si referente. Opininoni shpesh din të bëjë krahasime me vendimet liberale të vendeve tjera ndaj pandemisë, si izolim 5 ditor apo liri nga mbajtja e maskës ose funksionim normal të hapësirave ku bëhet grumbullimi i popullatës. Aty flasim për imunizim total mbi 75%, ka shtete edhe mbi 85%. Ata shtete kanë arritur imunizimin maksimal dhe masat hiqen nga funksionimi. Te ne me 41% nuk mund të flasim për lirimin e masave restriktive. E kisha shfrytëzuar këtë hapësirë që ti përgjigjemi pozitivisht thirrjes për imunizim. Sa më shpejtë imunizohemi, aq më shpejtë edhe lirohemi, kjo është një rregull e artë për të arritur fundin e pandemisë. Viruset do të ekzistojnë, janë mes nesh por ne si organizma nuk jemi të gatshëm të përballemi me këtë lloj virusi. Patjetër duhet të merremi me masa të tjera që na mbrojnë nga këto viruse dhe kjo është imunizimi masiv, të cilin brenda një viti është duke e zhvilluar me kujdes edhe Ministria e Shëndetësisë. Brenda javës do të kemi një aksion sensibilizues për opinionin, ku disa student të mjekësisë do të pranojnë të imunizohen”, tha Bekim Sali, Ministër i Shëndetësisë./Gazeta LAJM

TË FUNDIT

Ndërron jetë shqiptari nga Shkupi, njëri ndër pacientët më jetëgjatë në botë nën terapinë e hemodializës

VLEN mirëpret mërgatën në pikën kufitare të Tabanocit: Nuk jeni mysafirë, jeni pjesë e zemrës sonë

Lamine Yamal nënshkruan historinë me gjyshen përdore!

Nuk fshihen më, Sara Hoxha dhe Erik Fullani të lumtur në plazh

Mexhiti mirëpriti veprimtarin shqiptaro-amerikan Bruno Ceka

Taravari: VLEN si projekt dështoi, kjo qeveri ka kaluar vijat e kuqe duke e larguar vendin nga BE

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË