Sali Berisha i kundërpërgjigjet Thaçit: Argati i Serbisë po tundë flamurin e Serbisë së madhe

0

Mbrëmë në një studio televizive, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeministrin dhe ish-presidentin e Republikës së Shqipërisë Dr. Sali Berishën e ka quajtur shërbëtorë të Millosheviqit përgjatë tri dekadave të fundit.

E në një prononcim ekskluziv për “Bota sot”, Dr. Sali Berisha në pyetjen se si i komenton deklaratat e tilla të presidentit Thaçi, ka thënë se argati është argat, si i tillë nuk meriton asnjë përgjigje, duke aluduar në presidentin Thaçi dhe Baton Haxhiun.

“Argati është argat, nuk meriton asnjë përgjigje. Ai dhe Baton Stanishiqi, tashmë janë të plagosur për vdekje politikisht pasi Berlini i nxori para shqiptarëve dhe botës cullak. Argat dmth shqipfolës që tundin flamurin e Serbisë së Madhe. Natyrisht, Miladini shqipfolës dhe argati in chef kanë vetëm një rrugë, të vazhdojnë deri në ditën e fundit të jetës argatine ndaj padronëve të tyre të Beogradit”, është shprehur Dr. Sali Berisha.