Sali Berisha lirohet nga “arresti shtëpiak”

Picture of Ina Online
Ina Online

27/11/2024

Lirohet nga ‘arresti shtëpiak’ Sali Berisha Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka liruar nga ”arresti shtëpiak” kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Në një prononcim për media avokati i Berishës, Genc Gjokutaj deklaroi se me vendimin e sotëm ish-kryeministri është i lirë dhe mbi të nuk ekziston asnjë masë sigurie.

“Gjykata konstatoi se për zotin Berisha nuk ekzistojnë më kushtet dhe kriteret për asnjë lloj mase. Prej sot është i lirë. SPAK le të bëjë çfarë të dojë. Por duhet të ulë kokën sepse i ka hipur një kali për sprapthi”, tha ai.

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se nuk do të ndalet në betejën e tij, kur u pyet si e komenton reagimin e SPAK për të ankimuar vendimin e lirimit të tij.

I pyetur nga gazetari Osman Stafa pas reagimit të SPAK për New24, Berisha u shpreh “të bëjnë çfarë të duan, Sali Berishën nuk e ndalon asgjë në këtë betejë”.

“E kam thënë se drejtësia kontrollohet nga Edi Rama, u pa me Gjykatën Kushtetuese. Që në momentin kur GJK thotë se dënimi nuk është proporcional, dënimi është antikushtetues. Nuk mund të them se… E kam thënë se vlerësoj çdo akt gjykatësish që përputhet me ligjin. Të bëjnë çfarë të duan, Sali Berishën nuk ka asgjë që e ndalon në këtë betejë”, u shpreh ai.

TË FUNDIT

Tetovari viktimë e rasteve të montuara, 19 vite kërkon drejtësi

Salihu mirënjohje nga FNAI për promovimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe identitetit shqiptar

Me autobus deri në Kodrën e Diellit, në fundjavë linja do të jetë e rregullt

BDI: Veting për funksionarët për 30 vitet e fundit, VLEN përgjigjet

“Kosova është republikë”, konflikt verbal mes të moshuarës dhe një të riu në Novi Sad

Kërkohet ndihmë për shërimin e 5 vjeçares nga Çerkezi i Kumanovës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË