Ish-ministri Sali e quan ministrin Mexhiti “Haxhi Pishman”

INA
INA

7 Qershor, 2023

Ish ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar pas zhvillimeve të shkaktuara pas shkarkimit të drejtorit të kardiologjisë, dr. Sashko Jovev.

Sali, shprehet i habitur me veprimin e ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, i cili, fillimisht e kishte shkarkuar për shkak keqpërdorimeve të zbuluara, ndërsa më pas po të njëjtit person i ka ofruar që të bëhet këshilltar i tij.

“Haxhi Pishman. Dje e shkarkoi se i dukej i dëmshëm për Shëndetësinë, madje edhe kryetarit të tij i kishte dhënë “informacione shqetësuese” për drejtorin e kardiokirurgjisë, ndërsa sot dëshiron ta marrë si këshilltar për vete, se i duket “i mirë për Ministrinë e Shëndetësisë”.
Ec e merre vesh Fatmir Mexhitin!”, ka shkruar Sali.

I kontaktuar nga “Fokus”, Sashko Jovev, ka thënë se për ofertën e ministrit Mexhiti ka dëgjuar nga mediat, por ka deklaruar se ai mbetet në pozicionin e tij, se nëse Mexhiti nuk e kthen në postin e drejtorit, do ta paditët të njëjtin.

Postimi i tij KËTU

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5224

Taravari: Nëse lejohet rikthimi i Gruevskit, ASH do ta shyrtojë pjesëmarrjen në Qeveri

Agim islami2

Amnistia / Agim Islami: Kriminelët është më me rëndësi të lirohen, sesa të pafajshmit!

Arben Taravari

Taravari: Ligji për Amnisti kalon javën e ardhshme

duhan cigare

Fëmijëve u shiten cigare me copë para shkollave në Tetovë (VIDEO)

Klinika-Shkup

Shënon rritje numri i pacientëve me grip, por edhe me Covid-19 në Maqedoni

instituti-arben-xhaferi

Instituti “Arben Xhaferi”: Ndryshimi i Kodit Penal anti evropian dhe i dëmshëm në luftën kundër korrupsionit

escobar eskobar gabriel

Eskobar: Maqedonia të kujdeset që ligjet të jenë në përputhje me standardet evropiane

Bullgari-Maqedoni-780x439-1

Regjistrimi i popullsisë në Shqipëri, “kacafytje” mes maqedonasve dhe bullgarëve!

Muhamed Zekiri

Shtyhet seanca gjyqësore për Muhamed Zekirin

INFO

NA NDIQ