Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, deklaroi sot pasdite se objektet spitalore në vend për pacientët janë të mbushur rreth 60 për qind. Ai u ka dërguar edhe apel qytetarëve që të vazhdojnë vaksinimin.
“Në spitalet ekzistuese mbushja është nga 55 në 60 për qind, që do të thotë se spitalet kanë ende kapacitet për të mbushur. Bëhet fjalë për spitalet e përgjithshme në qytete, klinika Infektive dhe “8 Shtatori”. Megjithatë, ne po marrim masa për gatishmëri për javën e ardhshme”, tha Sali.
Ai theksoi se marrin masa në kohë për të analizuar situatën dhe plotësinë e spitaleve. Ai shtoi se jemi ende larg nevojës për të emërtuar një klinikë të caktuar në Kovid qendren.
Sali theksoi se është ende herët për të folur për heqjen e certifikatave kovid sepse niveli i vaksinimit të popullsisë në vend është shumë më i ulët se në vendet e tjera. “Është shumë e rëndësishme që imunizimi të vazhdojë sepse rezultatet e deritanishme nuk na tregojnë se popullata jonë është mjaftueshëm e imunizuar”, tha Sali për “Sitel”. Ai ka apeluar tek qytetarët që të vazhdojnë vaksinimin në mënyrë që siç tha ai të arrihen kërkesat që tashmë janë plotësuar në vendet tjera, dhe janë kërkesa përkatëse të profesorëve të respektuar apo personave që bëjnë deklarata dhe thirrje publike.
Poashtu Sali theksoi se çdo vendim i Komisionit për Sëmundjet Infektive është relevant dhe i prerë, dhe çdo vendim tjetër, deklarim i individëve është i bazuar në disa analiza jashtë vendit, por jo në rrethanat në vendin tonë.
Ministri i Shëndetësisë Sali paralajmëroi se do të ketë përmirësim, zgjerim të Komisionit për Sëmundjet Infektive me staf cilësor, por nuk bëri të ditur emra të rinj./Zhurnal.mk