Salianji bën deklaratën e fortë: Tërhiqem nga politika nëse nuk është e vërtetë

0

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji i ftuar në “Opinion” ka folur për çështjen “Babale” pas videos që publikoi me Fredi Alizotin ditën e djeshme.Salianji ka deklaruar me vendosmëri se sipas ekspertizës britanike zëri në audio-përgjim është zëri i vëllait të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj.

“E them me përgjegjësi të plotë. Nëse nuk thuhet kështu tërhiqem nga politika. Nuk jam mashtruese si të tjerët, e them publikisht. Zëri i Agron Xhafajt është i ngjashëm me zërin e videos”, deklaroi deputeti.

Ndërkohë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka reaguar pas videos së publikuar nga deputeti i PD, Ervin Salianji, ku shfaqet Fredi Alizotaj, kunati i Albert Veliut i njohur si ‘Babalja’ në lidhje me audio-përgjimin.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp Krimet e Rënda bëjnë me dije se Alizoti është shoqëruar në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda nga Drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier pas komunikimit me sallën operative të kësaj Drejtorie po në këtë datë.

Prokuroria thotë se Alizotaj ka qenë në përgjim dhe nga regjistrimi i bisedave me Albert Veliun, “Babalen”, është shprehur se ka qenë ai që ka imituar Agron Xhafajn.