Salihamixhiç: “Të kesh kallashnikov nën shtrat si 15-vjeçar…”

INA
INA

07/01/2024

Hasan Salihamixhiç, një ndër emrat më të mëdhenj të futbollit boshnjak, ka rrëfyer përvojën e tij fëmijërore kur nisën luftrat në ish-Jugosllavi dhe ku vendi i tij, Bosnja, u shndërrua tokë masakrash dhe genocidi nga ana e serbëve. Kujtojmë se ai luajti për gjigantë si HSV, Bayern, Juventus dhe Wolfsburg. Përveç kësaj, ai bëri 43 paraqitje me kombëtaren boshnjake. Lidhjen e mëpasshme me ftubollin e pati me Bayern-in, duke qenë pjesë e klubittë famshëm gjermab, madje deri dhe trajner.

Fillimet e karrierës së tij nuk ishin aspak të lehta, duke u ballafaquar me një luftë, gjë e detyroi të kapte dhe armën, duke qenë në moshë fare të re.

“Kam lindur në Mostar, ku është ura e famshme. Kam pasur një fëmijëri të shkujdesur. Babai ishte polic, nëna ime mësuese, dhe unë doja të bëhesha futbollist atëherë. Jugosllavia ishte një vend që funksiononte, ishte mirë për ne. Kishim një jetë të thjeshtë, por ishim të lumtur.

Fillova të luaj në moshën tetë vjeç, babai im, i cili ishte lojtar i ligës së dytë, ishte trajneri im i parë. Kam luajtur për të rinjtë e Jugosllavisë, dhe pas një ndeshje me kombëtaren më është dashur të kthehem në shtëpi, por nuk ka pasur fluturime nga Beogradi për në Sarajevë. Duke u kthyer me makinë, kuptova se çfarë po ndodhte dhe se situata ishte e rëndë”, e nisi rrëfimin e tij Salihamixhiç, duke vijuar:

“Dhjetë kilometra larg shtëpisë sime ishte vija e betejës. Babai më tha të merrja pistoleta dhe një kallashnikov dhe të kërkoja rrugën e shpëtimit me to.

Më pas më tha të merrja nënën dhe motrën që të përpiqeshin të arratiseshin. Si një 15-vjeçar, të kesh një kallashnikov nën shtrat nuk është normale”, kujton Salihamixhiç dramën e luftës dhe shtoi se si e la atë.

“Një mëngjes më zgjoi motra ime dhe më tha: ‘Vishuni, do shkoni në Gjermani’. Unë i thashë që nuk do të shkoja, nuk doja të ndahesha nga familja, ishte e vështirë, megjithatë mora një autobus për në Dortmund, prej nga shkova në Hamburg, ku hyra në Institutin e Sporteve.

Më duhet të them se është e vërtetë që në Gjermani nëse dikush përkushtohet dhe punon shumë, të jepet një mundësi. Përfitova nga mundësinë që e kam ëndërruar aq shumë, sepse luftova vetëm”, ka përfunduar Salihamixhiç. /tesheshi

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Erjona-Jonuzi

Erjona Jonuzi dekorohet nga Komuna e Tetovës për kontributin në sport

Napoli rrahmani

VIDEO/ Napoli triumfon mes dramës, Juventus mposhtet në “Maradona”

Britain Soccer Champions League

Bajerni “hjek” dorë nga Çabi Alonso, tani preferon trajnerin holandez

Bellingam Real Barca

Sulmi “nuk ndez”, Barcelona del e “gjymtuar” nga “San Mames”

maradona

Lista me yjet e futbollit që ranë në rrjetën e dopingut, nga Maradona te Guardiola e së fundmi Pogba

manchester-city

City fiton derbin e Manchesterit

IMG_9475

Shkëndija e “shkel” Vardarin, por si kaloi Shkupi dhe Struga

shaqiri-zvicra

Xherdan Shaqiri gjen golin e parë në sezonin e ri, por Chicago Fire pëson humbje

le brons

LeBron James, i pari që arrin shifrën prej 40 mijë pikëve në NBA

INFO

NA NDIQ