Salihi: Një njësi zgjedhore mund të ishte problematike për partitë shqiptare!

Iliria News Agency
Iliria News Agency

03/05/2023

Modeli aktual zgjedhor me gjashtë njësi zgjedhore është më i përshtatshëm për spektrin politik shqiptar, për shkak se i njëjti ka numër të caktuar të deputetëve Brenda zonave zgjedhore, thotë në një prononcim për PRESSonline.al, ish-anëtari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Enver Salihi, duke folur mbi debatin aktual politik mes pushtetit dhe opozitës për ndryshimin e modelit zgjedhor të Maqedonisë së Veriut.

“Modeli aktual zgjedhor është më i përshtatshëm përshkak se i njëjti ka numër të caktuar të deputetëve brenda zonave të barabarta, ndërsa një njësi zgjedhore mund të ishte problematike për partitë shqiptare pasiqë nuk i vëzhgojnë zgjedhjet dhe thuajse nuk marrin pjesë në njësinë katër dhe pesë me çka do të ishte problematike se si do ta pranon rezultatin nëse supozojmë se ka dyshime për manipulime të mundshme. Nuk i vëzhgojnë në gjithë territorin”, deklaroi Salihi për PRESSonline.al

Sipas tij, një njësi zgjedhore vështirë se bëhet sepse kërkohet të mos ketë prag zgjedhor kurse pragu zgjedhor është i patjetërsueshëm dhe i arsyeshëm për parandalimin e rrymave radikale të bëhen pjesë e parlamentit. Ai potencon se pragu minimal do duhej të ishte 3%.

Nëse pushteti mbështet ndryshimin e modelit zgjedhor nga gjashtë në një njësi zgjedhore, opozitarja VMRO-DPMNE ka paralajmëruar se do të përfshihet dhe do të japë kontributin e saj në përcaktimin e tekstit përfundimtar të Kodit Zgjedhor. Në anën tjetër midis dy partive më të mëdha në pushtet LSDM-së dhe BDI-së ka dallime për sa i përket modelit zgjedhor. Përderisa LSDM është shprehur e gatshme që të mbështes modelin me një njësi zgjedhore, BDI është shprehur kundër këtij propozimi.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

hysni shaqiri

Shaqiri: Këto zgjedhje i fiton opozita shqiptare

Moti_26-780x470-1

Moti sot paradite me diell, pasdite me vranësira të ndryshueshme

greqi-1-800x445-600x360

Greqia merr drejtimin e misionit detar të BE-së në Detin e Kuq

thaci-krasniqi-veseli-hage-selimi-specialja

Anulohet seanca e sotme ndaj ish-krerëve të UÇK-së

reinhard_butikofer

Eurodeputeti gjerman: Serbia me Vuçiqin, ka zero shanse për BE

Blinken Edi rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama iu ka drejtuar me një letër mirënjohjeje Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken

Rama Zelenski

Zelensky arrin sot në Tiranë, merr pjesë në Samitin për Ukrainë

Makron Macron

Macron ia thotë në sy udhëheqësve evropianë: Rusia nuk duhet të fitojë!

Bujar Osmani

Rreziku nga Rusia – Ja kur hapet “kutia e Pandorës” sipas Bujar Osmanit!

INFO

NA NDIQ