Salihu fillon lobimin për shqiptarët në Medvegjë

0

Kryesuesi i koalicionit “Të gjithë për Medvegjën”, Muharrem Salihu ka filluar aktivitetet e tij politike për çështjen e shqiptarëve dhe zhvillimit të Medvegjës. Ai ditëve të fundit ka zhvilluar takime me zyrtarë italianë dhe presidenten e Senatit Italian.
“Gjatë një darke pune me presidenten e Senatit Italian, Maria Elisabetta Alberti Casellati, kolegë sipërmarrës dhe përfaqësues të lartë institucionesh në Romë, u konsiderua dhe u mirëprit angazhimi im politik në Medvegjë. Kur flasim për pakicat dhe të drejtat e tyre, kush më mirë se shteti italian mund t’i njoh ato. Një përkrahje e plotë për shqiptarët në Serbi e veçanërisht në Medvegjë, duke akorduar edhe një axhendë veprimi, e cila u miratua unanimisht nga të pranishmit”, theksoi Salihu. Koalicioni “Të gjithë për Medvegjën” në zgjedhjet e fundit lokale në Medevgjë fitoi dy vende këshilltarësh, në garën e rëndë, për shkak të shlyerjes masive të votuesve shqiptarë. (INA)

Gepostet von Marco Saljihu am Freitag, 13. September 2019