Salihu me mesazh pas përfundimit të zgjedhjeve në Medvegjë: Ju premtoj angazhim të plotë

0

Kryetari i koalicionit “Të gjithë për Medvegjën” që mori dy mandate këshilltarësh nga votimet e zgjedhjeve të së dielës ka dalur me një mesazh faleminderimi dhe premtimi për misionin e tij të ri në politikë. Ai përveç kësaj është investitori gjigant shqiptar në këtë trevë, që dita ditës është e boshatisur. “Të nderuar bashkëqytetar të Medvegjës, Jam i privilegjuar se tashmë jam i zgjedhuri juaj për t’ju përfaqësuar në Këshillin Komunal të Medvegjës, për të përcjellë zërin tuaj dhe për të punuar për ju. Besimi juaj përkthehet në angazhim për mua dhe bashkëpunëtorët e mi për të punuar së bashku me përkushtim e këmbëngulje për zgjidhjen e problemeve të shumta që ka komuna jonë. Përkrahja, mbështetja dhe voto juaj hapën një faqe të re në veprimtarinë timen dhe të bashkëpunëtorëve të mi ndaj Medvegjws. Rrugëtimi ynë i ri sapo ka filluar dhe unë do të angazhohem, do të punoj dhe do të luftoj me të gjitha mjetet demokratike për t’i dhënë vlerë këtij udhëtimi dhe për ta bërë të dobishëm për ju, Medvegjën dhe shqiptarët në Serbi. Unë ju falenderoj për besimin dhe ju premtoj angazhim të plotë në të mirë të qytetarëve të Medvegjës. Gjej rastin të falenderoj veçanërisht të gjithë medvegjasit nga Diaspora, që bënë shumë km rrugë për t’u rikthyer në vendlindje dhe për të ushtruar të drejtën tuaj të votës. Falenderoj me mirënjohje bashkëpunëtorët e mi për punën e palodhur dhe për mbështetjen e vazhdueshme; falenderoj z. Shqipërim Arifi për përkrahjen dhe bashkëpunimin; falenderoj të gjithë simpatizantët dhe dashamirësit që besuan dhe na votuam;ne veçanti felenderoi mediat e shkruara dhe elektronike. Unë nuk kam asnjë dyshim, se të gjithë së bashku do ta bëjmë Medvegjën më të begatë dhe me kushte më të mira jetese”, ka shkruar Salihu. (INA)