Salihu: Serbia nuk po ndalet me planin e zhbërjes së shqiptarëve nga Medvegja (VIDEO)

Asambleisti medvegjas dhe kryetari i forumit AFEDS, Muharrem Salihu po vazhdon të ngris zërin lidhur me pasivizimin e adresavë të shqiptarëve në Medvegjë nga ana e pushtetit serb.

“Administrata shtetërore serbe po vazhdon të anulojë vendbanimin/vendqëndrimin e familjeve shqiptare, duke i lënë pa një adresë legale, si pasojë edhe të mungesës së dokumenteve të identifikimit. Ky është një tentim që ti shlyejë nga shtëpitë e tyre shekullore në Medvegjë”, theksoi për TV21, Muharrem Salihu.
Sipas tij, shqiptarëve po u imponohet që të bëjnë ankesa për kthimin e adresave, prej të cilave asnjëherë nuk kanë hequr dorë.
“Pritjet janë me muaj e me vite dhe në fund ato refuzohen me pretekse të ndryshme, por pa asnjë arsye valide. Të njejtit nëse paraqesin kërkesat në ndonjë adresë tjetër që nuk është pronë e tyre, në brendi të Serbisë, mjafton të jetë jashtë kompetencave territoriale të komunave Medvegjë, Bujanoc apo Preshevë, atyre brenda një jave i pranohet ajo adresë si vendbanim i tyre i ri”, thekson Salihu.
Ai alarmoi se në këtë mënyrë në Medvegjë, por tani edhe në dy komunat e tjera, përmes këtij skenari të dhunshëm të heshtur po ndryshohet struktura demografike, duke i larguar ‘zyrtarisht’ shqiptarët nga tokat e tyre.
Salihu shpreh shqetësimin se tanimë në dy palë zgjedhje (8 vite), shqiptarët në Medvegjë nuk po lejohen të votojnë.
“Me këtë formë të spastrimit etnik, shqiptarët nuk do të kenë mundësi të votojnë në vendlindjet e tyre.
Ky aksion po i zhvesh nga pronat e luajtshme dhe te paluajtshme, nga e drejta trashëgimore, pensionale, shëndetësore, etj”, theksoi veprimtari dhe drejtuesi i forumit AFEDS, Muharrem Salihu.
Për më shumë ndiqeni intervistën: