Biznesmeni dhe veprimtari i njohur, Muharrem Salihu ka qenë i ftuar në drekën presidenciale në Bern të Zvicrës, ku ka zhvilluar një takim me presidenten zviceranr, Viola Amherd, Eric Nussbaumer, President i Parlamentit Zviceran dhe personalitete tjera.
”Një falënderim për Presidentin e APES, Jean Musy, për organizimin e drekës presidenciale në Bernë, ku pata nderin të takoja figura të larta institucionale si Viola Amherd, Presidente e Shtetit, dhe Eric Nussbaumer, President i Parlamentit Zviceran. Gjatë dialogut tonë, eksploruam perspektiva të përbashkëta dhe hapëm rrugë të reja për bashkëpunim në dobi të komuniteteve tona. Amherd-it i dhurova një katalog mbi historinë e ish Grand Hotel Venezia-s, sot seli e administratës rajonale, e sponsorizuar nga Mela Group, një simbol i kulturës dhe identitetit të përbashkët”, theksoi Salihu.
Në këtë ngjarje, biznesmeni Salihu ka takuar edhe personalitete tjera si Rexhep Demirin, Ambasador i Maqedonisë së Veriut, sekretarin e Parë të Ambasadës Shqiptare, z. Valon Gashi, me origjinë nga Bujanoci dhe Ambasadorin e Kosovës, Mentor Latifi.
Komuniteti shqiptar në Zvicër, rreth 10% të popullsisë, është një burim i rëndësishëm për integrimin dhe zhvillimin.(INA)