Saliu nga ASH: VMRO nxit diskriminim racor kundër nxënësve shqiptarë në Komunën e Gazi Babës

Picture of ina-online
ina-online

05/10/2023

Aleanca për Shqiptarët akuzon se VMRO-DPMNE po nxit diskriminim racor kundër nxënësve shqiptarë në Komunën e Gazi Babës.

Këtë e ka theksuar në një konferencë për mediat, deputeti i kësaj partie, Abdulla Saliu.

“Ditëve të fundit, fatkeqësisht po shohim fenomen të diskriminimit racor, një lojë politike në kurriz të fëmijëve dhe rritje të retorikës së urrejtjes ndër etnike në vend. E gjithë kjo po nxitet nga VMRO-DPMNE dhe zyrtarë të kësaj partie. Kryetari i Komunës së Gazi Babës, në shekullun 21 nuk lejon hapjen e paraleles për mësim në gjuhën shqipe në fshatin Njegosh edhe pse ka pranuar vendim nga Inspektoriati për Arsim, ndërsa njerëz të afërt me këtë parti po nxisin qytetarët maqedonas që të dalin në protesta kundër fëmijëve shqiptarë dhe të drejtës së tyre për mësim në gjuhën amtare. Me këto veprime partia më e madhe në opozitë është rikthyer 30 vite mbrapa, në vitet e 90-ta kur poashtu zyrtarë aktual, aso kohe rinistë të VMRO-DPMNE protestonin kundër paraleleve shqipe, fakultetit pedagogjik dhe mësimit në gjuhën shqipe në përgjithësi”, theksoi deputeti Saliu.

Ai i bëri thirje drejtuesve të kësaj partie dhe kryetarit të komunës së Gazi Babës që të reflektojnë, të mos ngjallin urrejtje dhe të mos ushqejnë rracizëm kundër shqiptarëve, sepse avanturat e këtilla dëmtojmë vendin, shoqërinë dhe në fund edhe vetë partinë në fjalë.(INA)

TË FUNDIT
2 javë
Tare flet për të ardhmen e tij
3 javë
Siljanovska nga Vatikani: Nuk do të takohem me presidentin e Bullgarisë
3 javë
KSHZ shpalli rezultatet e para nga rivotimet, ja si u votua në njësitë 5 dhe 6
3 javë
Humbni peshë duke ngrënë dardha
4 javë
Kiara e mbajti 9 muaj në bark, por duket se Luna Mari është kryekëput si babi Luizi! (Foto)

ME TE LEXUARA

No data was found

LEXO MË SHUMË

igli

Tare flet për të ardhmen e tij

gordana-siljanovska-1392x899

Siljanovska nga Vatikani: Nuk do të takohem me presidentin e Bullgarisë

KSHZ

KSHZ shpalli rezultatet e para nga rivotimet, ja si u votua në njësitë 5 dhe 6

dardha

Humbni peshë duke ngrënë dardha

Kiara tito

Kiara e mbajti 9 muaj në bark, por duket se Luna Mari është kryekëput si babi Luizi! (Foto)

Polici-a-2-750x430

Ky është i riu nga Tetova që vdiq sot duke bërë dush (FOTO)

kuvendi-i-rm-dasdasd-800x445

Përbërja e re parlamentare do të ketë 30 deputetë shqiptarë

arben taravari

Taravari: Nesër zbulojmë programin e VLEN-it, pika e parë – rruga evropiane

moti nxehti temperatura-termometri

Prilli, muaji sërish me temperatura rekord/ Shkencëtarët paralajmërojnë: Po shkojmë drejt…

INFO

NA NDIQ