Sami Kurteshi: Do të rinumërohen të gjitha votat

Picture of Ina Online
Ina Online

12/02/2025

Sami Kurteshi, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka thënë përmes një postimi në Facebook, se ka filluar rinumërimi i të gjitha kutive të votimit në Qendrat Komunale të Numërimit.

“Votimi më 9 Shkurt ka përfunduar me sukses.
Problemet me shpalljen e rezultateve preliminare, ishin të natyrës teknike, për shkak të dështimit të sistemit digjital. Me këtë problem tani janë duke u marrë ekspertët edhe nga Policia e kosovës dhe prokuroria.
Më 9 dhe 10 Shkurt, KQZ ka futur të gjitha të dhënat nga formularët e Vendvotimeve në sistem në mënyrë manuale, edhe me gabime e lëshime, qofshin ato ndonjëherë edhe të qëllimshme. Shumica e tyre tanimë janë identifikuar.
Sidoqoftë, me gjithë këto probleme të cekura, nuk ka vend për shqetësim.
Fletëvotimet, formularët e numërimit nga vendvotimet dhe materialet tjera nga vendvotimet janë të gjitha të ruajtura.
Tani ka filluar RINUMËRIMI i të gjitha kutive të votimit në Qendrat Komunale të Numërimit.
Do të RINUMËROHEN të gjitha kutitë nga vendvotimet.
ÇDO VOTË DO TË RINUMËROHET PËR SUBJEKTET POLITIKE!
Ky RINUMËRIM, një-për-një i çdo vote, është publik, transparent, i vëzhguar nga vëzhguesit vendorë e ndërkombëtarë. Tëgjitha gabimet dhe lëshimet mund të identifikohen me lehtësi dhe të eliminohen.
Çdo qytetar e qytetare, çdo votues që identifikon, vëren apo gjen çfarëdo gabimi, lëshim në votat e publikuara, gjen dëshmi konkrete, të drejtohet në KQZ, qoftë në rezultatet preliminare, qoftë edhe pas RINUMËRIMIT, i lutem mirësisht të lajmërohet në KQZ me telefon, email apo personalisht, duke i ofruar dëshmitë konkrete.

Në ndërkohë, pas ardhjes së të gjitha votave nga Mërgata, do të fillojë verikimi dhe numërimi i votave nga Mërgata, i votave me Kusht dhe i votave të personave me nevoja të veçanta, në QNR, në mënyrë publike, transparente nën syrin e vëzhguesve vendorë e ndërkombëtarë.

Vullneti i Popullit, i qytetares e qytetarit, i votuesit, është i paprekshëm, i pandryshueshëm dhe i patjetërsueshëm dhe do të mbrohet me të gjitha mjetet në dispozicion të shtetit!

NUK KA AS VEND E AS ARSYE PËR SHQETËSIM!”, ka shkruar ai. (INA)

TË FUNDIT

Nga 3 deri në 20 vjet mund të dënohen të përfshirët në tragjedinë në Koçan! Procedura hetuese mund të nisë këtë javë!

Mickoski pas takimit me Durmishin dhe Stojanoskin: Nga nesër fillojnë kontrollet në terren i të gjithë subjekteve

I shuhen ndjenjat? Egli e prerë me Gjestin: Ti në rrugën tënde, unë në rrugën time

Olsa Muameti flet për Gjestin: Ja në çfarë gjendje e morëm

Do të ketë arrestime të reja, Toshkovski: Diskoteka nuk ka plotësuar asnjë kusht, ishte një stallë

Valbon Limani përkujton viktimat e Koçanit në Gostivar

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË