Sami Lushtaku kërkon lirimin e Sylejman Selimit

0

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka bërë thirrje që në protestën në mbështetje të Sylejman Selimit të dalin sa më shumë qytetarë.Në një postim në Facebook, Lushtaku ka shkruar se qëndrimi i Selimit në burg është i padrejtë dhe joligjor
Më poshtë postimi i Lushtakut:

Të nderuar qytetarë,

Ju ftoj që nga ora 12:00, të protestojmë në mënyrë paqësore para Pallatit të Drejtësisë në Veternik, duke kërkuar lirimin e ish-Komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi. Qëndrimi i tij për më shumë se 5 vite në burg është krejtësisht i padrejtë.

Pas vendimit të fundit të gjykatës që procesi të kthehet në rigjykim, kërkojmë mbrojtjen në liri për Sylejman Selimin dhe bashkëluftëtarët e tjerë. Vazhdimi i mbajtjes në burg është joligjor dhe precedent i paparë

Komentet

komentet