Samir Mane shiti 150 mln euro vila dhe apartamente vitin e kaluar

INA
INA

31 Maj, 2023

Grupi Balfin i Samir Manes deklaron se shiti mbi 150 milionë euro pasuri të paluajtshme vitin e kaluar, kryesisht vila, apartamente, por edhe hapësira komerciale në projektet që ka në zhvillim.

Sipas revistëszyrtare të grupit, 2022-shi ishte një vit i artë për krahun imobiliar të grupit, teksa shitjet u rritën me 120 për qind krahasuar me një vit më parë duke tejkaluar me 85 për qind parashikimin buxhetor të periudhës.

Kompania deklaron se shifra prej 150 milionë eurosh e të ardhurave ka ardhur nga shitjet e pronave në resortin Green Coast në Palace, atë Vala Mar në Gjirin e Lalzit, kompleksin Univers City pas Qendrës Tregtare Univers dhe disa ndërtimeve të tjera që Balfin po zhvillon në qytetin e Korçës. Ndërkohë që rritje kanë shënuar edhe të ardhurat nga qiratë.

Grupi, i cili është një nga përfituesit më të mëdhënj të lejeve të ndërtimit në Shqipëri, thotë se për vitin 2023 ka lançuar 2 investime të reja në fushën e ndërtimit, Vlora Marina dhe Fshatin Green Coast, të cilët u shtohen projekteve ekzistuese si Univers City dhe Rolling Hills në Liqenin e Farkës.

Shifrat e raportuara nga Balfin konfirmojnë se kompanitë e ndërtimit dhe bizneset në fushën e pasurive të paluajtshme po kalojnë një periudhë të artë me fitime të jashtëzakonshme, teksa kërkesa për ndërtime në Shqipëri vijon të mbetet e lartë dhe çmimet vazhdojnë të rriten, pavarësisht rritjes masive të ofertës.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

iphone dyqan

Sa rroga nevojiten për iPhone 15 në Maqedoni dhe në rajon

market

AUV: Ushqimi që importohet në RMV – i sigurtë!

supermarketet-800x445

Mbyllen edhe 10 markete që nuk kanë zbritur çmimet!

Digital era Romaing

Prej sot roamingu me BE më lirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

rinas aeroporti nene tereza

Aeroporti “Nënë Tereza” shifra rekorde, 5.2 milionë udhëtarë nga fillimi i vitit

euro

Rriten rrogat në Mal të Zi, ja sa shkon mesatarja

durres-plazh-bregdet

Bumi turistik dështon të sjellë bum ekonomik

solar rryme fotovoltaik

Në Maqedoni sot hapet parku më i madh solar në rajon

pensionist-pleq

Nga 1 tetori nis shpërndarja, Rama: Mbi 767 mijë të moshuar do të përfitojnë rritjen me 8.6% të pensionit të tyre

INFO

NA NDIQ