Samiti BE-Kinë përballet me pengesa të mëdha

INA
INA

06/12/2023

Si mund të bashkëpunojnë BE-ja dhe Kina nëse e përcaktojnë veten njëkohësisht si rivalë?

Situata e tensionuar përpara samitit BE-Kinë më 7 dhjetor në Pekin mund të ilustrohet duke përdorur shembullin e mobilitetit elektronik: Çfarë ishin frigoriferët, tharëset e flokëve dhe lavatriçet nga Kina 20 vjet më parë, tani janë makinat elektrike. Sot ato qarkullojnë në të gjitha kontinentet. Për dekada, industria e automobilave dominohej nga prodhuesit evropianë, japonezë dhe amerikanë. Sot, Kina pëlqen të theksojë se ajo është prodhuesi më i madh i makinave elektrike në botë dhe se po ia kalon konkurrencës së saj të mëparshme. Sipas statistikave kineze, më shumë se gjysmë milioni makina elektrike u eksportuan në gjysmën e parë të 2023. Kjo korrespondon me një rritje prej 160 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ashtu si pajisjet shtëpiake në atë kohë, edhe sot eksportet e Kinës janë mbi të gjitha – të lira. Komisioni i BE-së beson se janë tepër të lira. “Çmimi i këtyre makinave është ulur artificialisht nga subvencionet e mëdha të qeverisë”, tha presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen. “Kjo deformon tregun tonë.” Tregjet botërore aktualisht janë “të përmbytura nga makina elektrike më të lira kineze”. Në shtator ajo njoftoi fillimin e një hetimi për subvencionet kineze.

Atraktiviteti i lartë

Ursula von der Leyen udhëton për në Pekin më 7 dhjetor, ku do të zhvillohet samiti BE-Kinë. Presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel do t’i shoqërojë ata. Për herë të parë në katër vjet, politikanët kryesorë nga BE dhe Kina do të ulen përsëri në të njëjtën tryezë për të folur drejtpërdrejt me njëri-tjetrin. 65-vjeçarja von der Leyen ndoshta duhet të mbrojë vendimin e saj për të hetuar makinat elektrike nga Kina, sepse kjo ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha tek udhëheqja kineze.

Ministria e Tregtisë e Kinës e përshkroi masën në shtator si “proteksionizëm të pastër”. Njoftimi prish dhe shtrembëron ndjeshëm zinxhirët e furnizimit global të industrisë së automobilave. Kina është ende duke u fokusuar në prodhimet ekologjike dhe e mbështet Evropën në luftën kundër ndryshimeve klimatike, tha ajo.

Ofensivë në treg

“26 prodhues kinezë të makinave elektrike aktualisht po planifikojnë të hyjnë në tregun gjerman deri në vitin 2025”, thotë Bernd Diepenseifen nga firma konsulente KPMG. “Ky numër e bën të qartë se çfarë do të ndodhë së shpejti. Edhe pse numri i makinave akoma është i ulët, kjo do të thotë se pjesa e prodhuesve gjermanë mund të ulet.”

Çelësi i prodhimit dhe futjes së shpejtë në përdorim të makinave elektrike qëndron në teknologjinë e baterive, vazhdoi Diepenseifen. Kina renditet e para në listën e Bloomberg New Energy Finance (NEF) për konkurrueshmërinë globale të furnizimit të baterive litium-jon. Prodhuesit më të mëdhenj të baterive në botë janë të gjithë kinezë. “Kina ka akses në lëndët e para dhe ka kapacitetet më të mëdha të prodhimit dhe tregjet e shitjes”.

Konkurrenca

Por pozicioni i parë i Kinës në këtë garë është shumë i kontestuar. Nuk ka të bëjë vetëm me tregtinë dhe inxhinierinë, por edhe me çështje politike. Xiao Feng, profesor në Universitetin Kinez-Gjerman të Shkencave të Aplikuara (CDHAW) në Universitetin Tongji në Shangai, vuri në dukje faktorin gjeopolitik në e-mobilitet që në vitin 2022. “Konkurrenca e sistemeve dhe dallimet në vlera” janë sfidat më të mëdha për industrinë e automjeteve. “Kina dhe Evropa janë forcat kryesore në fushën e makinave elektrike,” tha Feng në një simpozium kinezo-gjerman të makinave në Kinë në tetor 2022, “por ato janë edhe konkurrentë”.

Njoftimi i BE-së për hetimin është vetëm një shprehje e konkurrencës sistematike midis Brukselit dhe Pekinit. BE-ja prezantoi një mekanizëm kontrolli për investimet e huaja direkte në vitin 2020, i njohur si skrining. Kjo mund të parandalojë investimet që paraqesin rrezik për sigurinë ose rendin publik. Kjo synon ta bëjë më të vështirë për investitorët kinezë në veçanti aksesin në infrastrukturën kritike të vendeve të BE-së.

Këtë pranverë, presidentja e Komisionit von der Leyen bëri thirrje gjithashtu për një shqyrtim të investimeve evropiane në Kinë. BE-ja duhet të parandalojë që kapitali dhe ekspertiza e kompanive evropiane të kontribuojnë në “përmirësimin e aftësive ushtarake dhe inteligjente të atyre që janë konkurrentë”, tha von der Leyen.

Partner dhe konkurrentë

BE-ja është partneri më i madh tregtar i Kinës, përpara SHBA-së. Bilanci tregtar midis Evropës dhe Kinës ishte rreth 850 miliardë dollarë në 2022. Sa për krahasim: bilanci midis Kinës dhe SHBA-së arriti në 690 miliardë dollarë.

Që në vitin 2019, shumë kohë përpara se qeveria federale gjermane të prezantonte strategjinë e saj për Kinën këtë verë, BE-ja e përcaktoi Kinën si një “partner bashkëpunimi”, “konkurrent ekonomik” dhe “rival të sistemit”.

Qeveria Federale i ka miratuar këto parime të BE-së, shpjegoi Martin Thümmel, Komisioner për Azinë Lindore, Azinë Juglindore dhe Paqësorin në Ministrinë e Jashtme. “Kushdo që polemizon kundër këtyre parimeve, nuk polemizon vetëm kundër Gjermanisë, por edhe kundër BE-së. Kjo karakterizon shumë qartë marrëdhënien komplekse që kemi me Kinën, e cila nuk mund të thjeshtohet me një tablo të zezë apo të bardhë, por me shumë nuanca.”

BE si “fuqi e madhe”

“Kina e sheh Evropën si një muze dhe qendër tregtare, ku rezistenca ndaj politikës së brendshme dhe të jashtme shtypëse kineze është mjaft e kufizuar dhe kompanitë kineze mund të blejnë çdo gjë”, thotë Axel Berkofsky, profesor i politikës në Universitetin Italian të Pavias, në një intervistë për DW.

“Kina tani duhet të përgatitet që të mos trajtojë Evropën vetëm si një fuqi të dobët dhe të mesme, e cila më pas do të përkulet sepse dëshiron të shesë më shumë makina dhe makineri në Kinë”, tha Berkofsky në një intervistë për DW. “Askush nuk ka asgjë kundër zgjerimit të marrëdhënieve tregtare, por kjo ka të bëjë me reciprocitetin.”

Vetëbesimi i ri evropian reflektohet në aksionin kundër subvencioneve të mundshme kineze. “Bashkimi Evropian nuk është domosdoshmërisht lojtari më i fortë gjeopolitikisht. Por Komisioni i BE ka peshë në aspektin e politikës tregtare dhe politikës së investimeve dhe mund ta shohë veten si një fuqi e madhe.”

Epoka diplomatike e akullt

Komisioni i BE-së vendosi për momentin që të presë me ratifikimin e marrëveshjes së investimeve (Marrëveshja Gjithëpërfshirëse BE-Kinë për Investimet, ose shkurt CAI). Shkaku ishin mosmarrëveshjet diplomatike në vitin 2021, pasi u bë i njohur shtypja sistematike e ujgurëve në Rajonin Autonom të Xinjiang. Brukseli dhe Pekini vendosën sanksione ndaj politikanëve dhe institucioneve të njëri-tjetrit.

Gjatë takimit me 7 dhjetor në Pekin është dimër.Samiti BE-Kinë vjen pra në një epoke akullnajash në marrëdhëniet dypalëshe. Nëse do të ketë ndonjë shkrirje mbetet për t’u parë. Kina po përdorë paraprakisht fraza diplomatike. Me rastin e festimit të 20 viteve të bashkëpunimit gjithëpërfshirës strategjik midis BE-së dhe Kinës të martën, zëvendësministri i Jashtëm Sun Weidong tha në një takim me Enrique Mora, zëvendëssekretar i Përgjithshëm i Shërbimit të Jashtëm Evropian (EEAS): “Kina dhe Evropa shohin mundësi dhe sfida në të njëjtën kohë. Ne duhet të kuptojmë interesat tona thelbësore.”

Është e qartë se interesat thelbësore të të dyja palëve janë në raport tensionesh, pasi tregtia dhe politika nuk janë sfera të ndara. /DW
Dekadat e fundit janë më të ngrohtat në histori: “Do të ketë gjithnjë e më pak ujë të pijshëm dhe gjithnjë e më shumë përmbytje”
Zelensky anulon papritmas konferencën në Senatin e ShBA-së
LEXO EDHE:
[FOTO/VIDEO] Ky nuk është kryeqyteti i Francës: Kopja e Parisit që u ndërtua 10 mijë kilometra larg origjinalit
06.12.2023
Forbes publikon listën e femrave më të fuqishme në botë, kryeson Ursula von der Leyen
06.12.2023
“Poligraf”: Çfarë të pavërteta përhapi deputeti Kovaçki në Fejsbuk?
06.12.2023

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Tramp: Navalni ishte guximtar, por nuk duhet të kthehej në Rusi

German Foreign Minister Annalena Baerbock speaks during a news conference following a meeting with her Polish and French counterparts in Lodz, Poland March 1, 2022. Tomasz Stanczak/Agencja Wyborcza.pl via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY. POLAND OUT. NO COMMERCIAL OR EDITORIAL SALES IN POLAND.

Takimi i G20-ës në Brazil, Baerbock: Bota nuk e harron se çfarë ka bërë Putini

izrael tel aviv gaza

Izraeli humbi 25 miliardë dollarë në tre muaj! Sa do të kushtojë lufta në Gaza?

Aleksej Navalny

Ekipi i Alexei Navalny: Trupi i tij do të mbahet edhe dy javë për analiza kimike

dergesat port kontejner

Dërgesat nga Aliexpress dhe kompanitë e tjera aziatike drejt Evropës do t’i paguani 400 herë më shtrenjtë, ja përse?

david cameron

“Çfarë bëri Putini ishte e tmerrshme”,Cameron pas vdekjes së Navalnyt do ketë pasoja

Lufthansa

Lufthansa sërish anulon disa fluturime

Xhozef Joseph Borell

Shefi i diplomacisë së BE-së: Palestinezët po përballen me dhunë në rritje

shtepia e Bardhe-usa

FOTO/ Si një 20-vjeçar vodhi një helikopter ushtarak dhe e uli në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë, 50 vjet më parë

INFO

NA NDIQ