Samiti i Ballkanit, Kurti: BE nuk është Evropë pa u kompletuar me 6 vendet e rajonit

Pas përfundimit të Samiti të liderëve të Ballkanit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti në deklaratën më medien u shpreh se BE nuk është ende Evropë pa u anëtarësuar edhe 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas zotit Kurti të gjitha nismat rajonale kanë ngecur pasi Serbia refuzon të njohë Kosovën si shtet i pavarur dhe kjo pengon bashkëpunimin ndër rajonal.

“Duke konstatuar për 6 shtetet e Ballkanit Evropian janë në Evropë, Bashkimi Evropian nuk është ende Evropë sepse nuk është i kompletuar pa u anëtarësuar edhe 6 vendet tona. Natyrisht që Kosova e ka pozitën më të vështirë për shkak se ende nuk kemi as liberalizim të vizave”, theksoi kryeministri Kurti. Sipas tij, Kosova është shteti më pro-evropian në Evropë dhe jemi të vendosur për t’i zbatuar reformat to na të shumëfishta.

“Të gjitha këto nisma rajonale po ngecin për shkak se mungon njohja e Kosovës si shtet i pavarur nga Serbia. Njohja nga Serbia do ët krijonte situatën ku të gjitha vendet do ët mund të bashkëpunonin më shumë. Në këtë aspekt nuk mjafton vetëm tregu i përbashkët por nevojiten edhe vlerat e BE të vendosen brenda secilit shtet. Në fund dhashë edhe një propozim se si mund të ecim përpara dhe kjo është modeli i marrëveshjes së evropiane ekonomike të tregut të lirë siç është Efta EEA siç e ka Islanda, Norvegjia në mënyrë që ne të hyjmë si rajon i përbashkët në marrëdhënie me BE sa i përket ekonomisë. Gjëja më e rëndësishme në këtë mes është që Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi t’i bashkëngjitet edhe Serbia dhe më pas dhe Bosnja dhe Hercegovina në njohjen e Kosovës”, theksoi Kurti.