Nikoqirët e samitit të sotëm të Procesit të Bërdo-Brionit kanë theksuar nevojën që procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian të jetë më i shpejtë dhe efikas. Në mbyllje të samitit që u mbajt në Durrës u nënvizua nevoja edhe e bashkëpunimit rajonal, si parakusht për anëtarësim në bllok
Në konferencën për media të presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, presidentes së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, dhe presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviq, u tha mes tjerash që marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë element thelbësor për ruajtjen e paqes në rajon, zhvillimit ekonomik dhe integrimit rajonal. Në samit mori pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, krahas liderëve të rajonit, përfshirë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.