Samiti i Bledit dhe realiteti i trishtë në Ballkanin Perendimor!

Picture of ina-online
ina-online

28/08/2023

shkruan: Enver Bytyqi

Sot në mbrëmje mblidhet në Slloveni ai që quhet Forumi Strategjik i Bledit. Ky Forum u krijua më 6 Tetor 2021 në Brdo të Sllovenisë me pjesëmarrjen e vendeve anëtare të BE-së, si dhe të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, përkatësisht Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Serbia. Sipas dokumentit themelues, qëllimi i këtij Forumi është zotimi për perspektivën e qartë evropiane të Ballkanit Perëndimor, forcimi i bashkëpunimit europian e ballkanik në çështjet politike e të sigurisë, zhvillimin digjital etj.

Në deklaratën e gati para dy viteve në Brdo thuhej se BE do të investojë në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor gjithsej 30 miliard dollarë me qëllim ngritjen e ekonomisë, zbatimin e projekteve të infrastrukturës, për agjendën e inovacionit dhe krijimin e rrjetit të përbashkët rrugor. Sipas deklaratës së 6 tetorit 2021, gjithçka do të bazohej në përgjegjësinë e përbashkët të vendeve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor për ndërtimin e shtetit të së drejtës, reformat ekonomike e sociale dhe respektimin e vlerave, rregullave dhe standardeve evropiane.

Kanë kaluar prej asaj kohe gati dy vite dhe ne nuk e dimë nëse sot e nesër Forumi Strategjik i Bledit do të bëjë një bilanc ose jo. Prej asaj kohe Europa ka ndryshuar, sepse Rusia nisi agresionin e saj në Ukrainë. Megjithatë nuk e dimë nëse përfaqësuesit e BE-së dhe kryesuesit e delegacioneve nga vendet e rajonit do të kërkojnë llogari p.sh për qëndrimin e Serbisë ndaj agresorit rus në Ukrainë. Pse Beogradi nuk i përmbahet politikave strategjike të sigurisë dhe bashkëpunimit europian për vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës. Pse Serbia vazhdon bashkëpunimin përmes marrëveshjeve Beograd-Moskë në marrëdhëniet ndërkombëtare?! Si është e mundur që presidenti i Serbisë nuk largon nga territori i vendit të tij qendrat logjistike dhe ushtarake të stacionuara nga ana e Rusisë në këtë vend?!

Ne nuk e dimë, nëse vërtet është i sinqertë projekti i Forumit në fjalë për vlerat evropiane dhe nëse do të diskutohet për treguesit e ushtrimit të demokracisë dhe parimeve të shtetit të së drejtës, sidomos në Shqipëri e në Serbi?! Pra, a do të ketë një analizë dhe konkluzion rreth asaj që konsiderohet vlera themelore evropiane, demokracia, shteti i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar?! Besoj se asnjëra nga këto nuk do të ndodhë. Sepse do të thartoheshin auto e kleptokratët që hiqen si bashkëpunues të rajonit tonë!

Se kujt i duhen Forume të tilla, në të cilat merren vendime për përgjegjësi të përbashkët, ndërkohë që thellohet hendeku i përbashkësisë në funksion të aleancave anti-europiane, këtë mund ta kuptojë vetëm Charles Michel, i cili në tetorin e vitit 2021 parashtroi drejtimet dhe objektivat e këtij Forumi. Ai do të jetë pjesmarrës sot në këtë Forum. Por as që i shkon në mendje të bëjë një bilanc real e të përgjegjshëm. Prandaj dhe vendet e Ballkanit Perëndimor rrëshqasin në autoritarizëm dhe bëjnë sikur përpiqen për integrime evropiane. Ndërsa vendet e BE-së deklarojnë fonde marramendëse, pa dhënë përgjegjësi për realizimin e tyre. Ato bëjnë sikur po merren me integrimin e vendeve të rajonit tonë.

Të bësh sikur është një gjë dhe të bësh atë që duhet është diçka tjetër. Sot e nesër në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni do të shihni se si autokratët do të bëhen bashkë kundër demokratëve e ndërkohë do të hiqen si demokratë para evropianëve. Këta kleptokratë të korruptuar dhe inkriminuar si Vuçiç dhe Rama do të bëjnë moralin, duke ua heq këtë të drejtë demokratëve realë të rajonit tonë. Në kët Forum do të shohim se si përfaqësuesit e Brukselit do të lëvdojnë veprimet dhe qëndrimet anti-europiane në vlera të Aleksandër Vuçiç dhe Edi Ramës dhe do të kritikojnë p.sh Albin Kurtin, pse nuk pranon asosacionin e ndarjes së Kosovës. Do të shohim se si do të bëhen përgjegjës autoritetet e Kosovës për ngjarjet në veri të Mitrovicës dhe jo aleanca serbo-ruso-shqiptare midis Vuçiç- Putin dhe Edi Ramës në prapaskenë.

Edhe në Forumin e sotëm pjesëmarrja e Kosovës shoqërohet me futnotë. Eshtë përgjegjësi dhe detyrim i Albin Kurtit që tu thotë kolegëve të tij se koha e futnotës ka kaluar. Vlerat evropiane nuk pranojnë diskriminime të tilla. Nëse do të zbatohen këto vlera fitnota duhet të hiqet. Futnota është përçmim, nënçmim, përbuzje dhe injorim i faktit se Kosova është dhe do të jetë shtet i lirë, demokratik dhe i pavarur, madje në raport me Serbinë e Shqipërinë akoma më demokratike se ato.

Kosova duhet të përfaqësohet sot e nesër në Forumin e Bledit me krenari për sfidat që përballon dhe kapërcen. Të demonstrojë këmbëngulje dhe vendosmëri për të respektuar çdo të drejtë kushtetuese për çdo qytetar të saj e njëkohësisht për të mbrojtur me çdo mjet integritetin territorial dhe sovranitetin shtetëror.

Sot e nesër Brukseli, Beogradi, por edhe kryeqytetet e tjera të vendeve të BP duhet të marrin mesazhin e prerë se Kosova e institucionet e saj nuk bëjnë kompromis me demokracinë, shtetin e së drejtës, lirinë, pavarësinë dhe integritetin territorial. Sa më shumë të theksohen këto, aq më tepër do të tërhiqen faktorët destruktivë që veprojnë kundër shtetit të Kosovës!

TË FUNDIT
4 ditë
Naser Hani, atdhetari nga Veleshta që i dha shumë shqiptarisë
6 ditë
Rritja partive nacionaliste në Parlamentin e BE-së mund të ketë implikime për Maqedoninë dhe më gjerë
1 javë
Shkundja "FLontit" dhe kush po i ha "GURABIJAT"!
1 javë
Edhe PPD-ja i fitoi zgjedhjet dhe iku në opozitë, por s’qante si ti o Ali Ahmeti!
1 javë
Meloni në Shqipëri, ama duhet dhe qasje konstruktive, rajone europiane në Ballkan,investime, etj

ME TE LEXUARA

No data was found

LEXO MË SHUMË

Naser Hani

Naser Hani, atdhetari nga Veleshta që i dha shumë shqiptarisë

muhamer pajaziti

Rritja partive nacionaliste në Parlamentin e BE-së mund të ketë implikime për Maqedoninë dhe më gjerë

Naser Pajaziti

Shkundja “FLontit” dhe kush po i ha “GURABIJAT”!

fejzi hajdari

Edhe PPD-ja i fitoi zgjedhjet dhe iku në opozitë, por s’qante si ti o Ali Ahmeti!

muharrem salihu

Meloni në Shqipëri, ama duhet dhe qasje konstruktive, rajone europiane në Ballkan,investime, etj

durresi plazh bregdeti deti shqiptar golem

Shqipëria e përmbytur nga turistë qoftesh e jo milionash…!?

isabel alende

Isabel Alende: Pse njerëzit janë lodhur nga demokracia dhe po përqafojnë diktaturat

urim hasipi

Me marrëveshjen e Ohërit është thyer ëndrra e shqiptarëve

adnan azizi

Strofulla e fundit e maskarenjëve është “patriotizmi”

INFO

NA NDIQ