Samiti i NATO-s, Rama takohet me Rutte-n: Folëm për Ballkanin dhe investimin në portin e ri të Durrësit

Picture of Ina Online
Ina Online

24/06/2025

Kryeministri Edi Rama shpërndau në profilin e tij në Facebook foto nga takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Hagë, ku do të zhvillohet samiti i aleancës.

“Kënaqësi të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe mikun e çmuar, Mark Rutte, me të cilin folëm për angazhimet e Samitit, Ballkanin Perëndimor, investimin madhor për Portin e Ri të Durrësit, ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak, e po ashtu edhe për përgatitjet e Samitit 2027 në Tiranë”, shkroi Rama, raporton A2 CNN.

Samiti i NATO-s, Rama takohet me Rutte-n: Folëm për Ballkanin dhe

Sipas agjendës, prioritet është rritja e shpenzimeve për mbrojtjen për të përmbushur kërkesën amerikane për arritjen e kuotës 5 për qind. Raportohet se të gjitha shtetet e kanë pranuar në parim, përveç Spanjës që e konsideron të paarritshëm këtë kuotë. Natyrisht që situata në Lindjen e Mesme pritet që të jetë një pikë diskutimi, pas ndërhyrjes së Shteteve të Bashkuara, fillimisht me sulmin ndaj Iranit dhe më pas me negocimin e armëpushimit. Gjithashtu do të flitet për mbështetjen e Ukrainës në rezistencën që po i bën përpjekjes së Rusisë për pushtim, shkruan A2 CNN.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në fjalimin e tij para nisjes së punimeve të samiti, shprehu mbështetjen e tij për veprimet e presidentit amerikan, Donald Trump, shkruan A2 CNN.

“Pyetja e parë që mu bë ishte, ‘Mark a janë ende Shtetet e Bashkuara me ne?’ Sigurisht që janë. Mjafton të ndizni televizorin kur Emmanuel Macron viziton Zyrën Ovale, kur Keir Starmer ishte atje, apo kur Georgia Meloni e vizitoi, dhe meqë ra fjala, ju lus që të shikoni pamjet e vizitës sime atje. Ka një përkushtim të plotë të presidentit amerikan dhe të lidershipit të lartë të SHBA-ve në NATO. Megjithatë, kjo vjen me një pritshmëri, që ne më në fund të adresojmë këtë problem të madh dhe irritues që ne nuk po shpenzojmë mjaftueshëm si europianë dhe kanadeze. Ata duan që të barazojnë kuotën me atë që SHBA-të shpenzojnë. Mesazhi im për kolegët e mi europianë është: mos u shqetësoni kaq shumë. Filloni të siguroheni që të hartoni plane investimi, që të vendosni bazën tuaj në funksion, që mbështetja për Ukrainën të mbetet në një nivel të lartë, për fat të mirë është ende sot, dua të them se kjo është ajo mbi të cilën duhet të punoni dhe të mos shqetësoheni më për SHBA-të. Ata janë atje. Ata janë me ne”, tha Mark Rutte, sekretar i përgjithshëm i NATO. (A2 Televizion)

TË FUNDIT

BDI: VLEN-i dhe bixhozi, premtuan mbyllje totale, sollën prani totale!

ASH: Nuk ndalohen as bastet pranë shkollave, FLEN flet pa e lexuar ligjin

Filipçe konfirmoi se ka vizë të artë për Dubai: Ja si e ka marrë

Pse Struga me ofertë dhe çmime më të lira se Ohri?

VLEN : Qeveria jonë për një ditë realizoi më shumë për shqiptarët sesa BDI gjatë një mandati të tërë

Netanyahu thotë se operacionet ushtarake ndaj Sirisë mund të zgjerohen

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË