Samiti i SEECP në Tiranë, Begaj: Serbia dhe Bosnja refuzuan deklaratën përfundimtare (VIDEO)

Picture of Ina Online
Ina Online

16/06/2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në përmbyllje të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), deklaroi se Deklarata e Tiranës nuk u miratua nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse.

Sipas tij, Serbia dhe Bosnje Hercegovina nuk e votuan dokumentin përfundimtar.

“Deklarata e përbashkët ishte dokumenti i Tiranës dhe u votua nga shumica e vendeve anëtare të SEECP-së. Serbia dhe Bosnja vendosën të mos e miratojnë, çka është e drejta e tyre sovrane. Megjithatë, me Kosovën ramë dakord për një deklaratë shtesë, ku u theksua se sanksionet e vendosura ndaj saj janë të padrejta dhe duhet të zgjidhen sa më parë, pasi nuk ndëshkojnë politikanët, por qytetarët e Kosovës”, u shpreh Presidenti Begaj.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit rajonal përballë sfidave globale:

“Çfarëdo që ndodh sot në botë, është një rrezik edhe për rajonin tonë,” tha presidenti.

“Në fakt, sot patëm një qëndrim të përbashkët – ishte Deklarata e Tiranës. Ajo u votua nga shumica e vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore. Serbia dhe Bosnje-Hercegovina e refuzuan, duke ushtruar të drejtën e tyre për të mos e miratuar një deklaratë të përbashkët,” tha Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në përfundim të Samitit të SEECP-së në Tiranë.

“Beogradi dhe Sarajeva kishin rezervat e tyre për çështje të lidhura me sigurinë. Por siguria nuk është vetëm çështje e brendshme. Ajo është një koncept shumë më i gjerë. Çfarëdo që ndodh sot në botë, përbën një rrezik për të gjitha vendet. E kemi ndjerë vetë me agresionin e pajustifikuar rus në Ukrainë, që solli pasoja jo vetëm për vendet në konflikt, por edhe për të tjerat, duke prishur zinxhirin e furnizimeve globale”, tha ai.

Në lidhje me diskutimet për situatën mes Izraelit dhe Iranit, Presidenti theksoi:
“Sigurisht që u diskutua. Deklarata e Tiranës u miratua nga shumica e vendeve pjesëmarrëse, përveç Beogradit dhe Sarajevës. Qëndrimi i Shqipërisë mbetet i pandryshuar – politika e jashtme e vendit është 100% e linjëzuar me atë të Bashkimit Evropian. Madje kemi hapur edhe kapitullin përkatës në kuadër të integrimit.”

Presidenti u ndal edhe te sanksionet ndaj Kosovës:
“Ramë dakord që çështja e sanksioneve ndaj Kosovës është një padrejtësi. Unë e kam thënë në të gjitha daljet e mia publike: kjo është një çështje që duhej zgjidhur shumë kohë më parë. Nesër është shumë vonë. Këto sanksione nuk janë vendosur për politikanët e Kosovës, por për qytetarët e saj, të cilët meritojnë shërbime publike më të mira.”

Në përgjigje të pyetjeve nga gazetarët, Presidenti konfirmoi se:
“Çështja e sanksioneve është përfshirë në një deklaratë shtesë të shënuar në protokoll, e formuluar nga Prishtina dhe në përputhje me të gjitha ligjet ndërkombëtare.”

Samiti i SEECP-së u mbajt këtë të hënë në Tiranë, nën drejtimin e Presidentit Begaj, me pjesëmarrjen e liderëve të rajonit. Në përfundim, ishte planifikuar firmosja e deklaratës para fotos zyrtare të liderëve, por kjo nuk ndodhi.

SEECP përbëhet nga 13 vende pjesëmarrëse, të cilat janë gjithashtu anëtare të Bordit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC). Këto vende janë: Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia, Kosova dhe Turqia./Euronews.al

TË FUNDIT

Mexhiti ironizon opozitën shqiptare: Nëse arritjet zhbëhen kaq lehtë, atëherë çfarë kanë bërë për 20 vjet?

Vajc: Në rrugën evropiane, Maqedonia ka pengesa me historinë nga shekulli i kaluar

Sërish lavdërohet Trump: Ndaluam luftën e Serbisë ndaj Kosovës tri javë më parë

Fetai: Na torturuan për lista të veçanta tani shkrihen në BDI me lista të përbashkëta

Bekim Qoku: Prania e shtetit shqiptar në Strugë forcon faktorin shqiptar në rajon

Tragjike në Shqipëri! Kapiteni hero i anijes shpëton dy turistë, por mbytet vetë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË