Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Vond der Leyen gjatë konferencës së përbashkët me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministrin Edi Rama në përmbyllje të Samitit të Procesit të Berlinit të mbajtur në Tiranë tha se ka propozuar një paketë investimi prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor.
Ajo tha se fondi i kushtëzuar përbëhet nga 2 miliardë euro grante dhe 4 miliardë euro kredi, ndërsa theksoi se do të lirohet me zbatimin e reformave.
Presidentja e KE tha se kjo mënyrë ka funksionuar shumë mirë në Bashkimin Evropian dhe se është thellësisht e bindur se do të funksionojë edhe në Ballkanin Perëndimor.
Von der Leyen: Në fundi, shtylla e katërt e Planit është, nëse po bëhen përpjekje për reforma, ato do të përputhen me rritjen e fondeve të BE-së për investime. Me fjalë të tjera, ne kemi propozuar një paketë investimi prej 6 miliardë eurosh. Kjo është e përbërë nga 2 miliardë euro grante dhe 4 miliardë euro kredi. E njëjta logjikë vlen si për planin tonë të investimeve “NextGenerationEU” për Shtetet Anëtare. Janë investime dhe reforma. Fondet do të lirohen me zbatimin e reformave. Pra është e kushtëzuar. Ajo funksionon shumë mirë në Bashkimin Evropian. Jam thellësisht e bindur se do të funksionojë edhe në Ballkanin Perëndimor. Ju falënderoj përsëri. Ky ka qenë një samit i shkëlqyer. Ne duam të ecim përpara, dhe ne duam të ecim më shpejt. Le të kapim momentin”, tha Von der Leyen./TCH