Samiti për Investime në Ballkan bënë bashkë gjashtë kryeministrat në Londër, fokus rritja e investimeve në rajon

INA
INA

26/02/2024

Samiti i Investimeve në Ballkanin Perëndimor do të nis sot punimet në selinë e BERZH-it në Londër.

Samiti do të mbledhë së bashku gjashtë kryeministrat E Ballkanit Perëndimor, Si dhe investitorët ndërkombëtarë, me synimin për të nxjerrë në pah mundësitë e mundshme të investimeve dhe biznesit në rajon dhe për të promovuar projekte rajonale ndërkufitare.

Pjesëmarrës në këtë ngjarje të madhe për ekonominë e vendit do të jenë edhe kryeministri Albin Kurti së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media nga Zyra e Kryeministrit.

“Kryeministri Kurti, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, do të marrë pjesë në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor 2024 të organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim”, thuhet në njoftim.
Ky është samiti i gjashtë i BERZH-it i këtij lloji. Samiti inaugurues i Ballkanit Perëndimor u zhvillua në BERZH dhjetë vjet më parë, në shkurt 2014, duke mbledhur për herë të parë të gjithë krerët e qeverive të rajonit.

Ballkani Perëndimor është një rajon prioritar për BERZH që përfshin Shqipërinë , Bosnje dhe Hercegovinën , Kosovën , Malin e Zi , Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë .

BERZH është një nga investitorët më të mëdhenj institucionalë në rajon, duke investuar më shumë se 18 miliardë euro deri më sot

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

banesa ndertim

Në muajin shkurt janë dhënë 387 leje ndërtimi në Maqedoni, 9.9% më shumë se vitin e kaluar

Fatmir-Bytyqi

Bytyqi: Inflacioni është vënë nën kontroll

inovacione

FIZHT: 240 mijë euro në dispozicion përmes thirrjes së re publike “Kupona inovacioni për Ballkanin Perëndimor”

Banka-Boterore-600x360-1

Banka Botërore: Tirana e qytetet e mëdha pësuan rënie të gjelbërimit, ndër më të ulëtit në rajon

ministri-britanik londra britani

Inflacioni afatgjatë është një kërcënim më i madh për Britaninë e Madhe sesa për SHBA-në

varferi

Maqedonia e Veriut me rritjen më të ulët ekonomike në Ballkanin Perëndimor (FOTO)

euro

Sa do të rriten pagat në eurozonë?

ushtria forcat e armatosura shqiperi

Shqipëria shton buxhetin për mbrojtjen dhe rrit kapacitetin e armatimit

Banka-Boterore-600x360-1

Banka Botërore do të prezantojë raport për Ballkanin Perëndimor “Ringjallja e rritjes”

INFO

NA NDIQ