Samsung konfirmon datën e Galaxy Fold 2

0

ërpara aktivitetit analistët kanë hedhur dyshime mbi debutimin e Galaxy Fold 2 krahas Galaxy Note 20. Por njoftimi informal përmes një teaser rrëzon çdo dyshim.
Samsung konfirmon datën e Galaxy Fold 2
Ndërsa sytë e të gjithëve janë tek aktiviteti i 5 Gushtit të Samsung, interesi dhe spekulimet rreth asaj çfarë kompania ka përgatitur po shtohen dita ditës.

Krahas Galaxy Note 20 pritet që në Galaxy Unpacked të prezantohet gjenerata e dytë e smartfonit me palosje Galaxy Fold 2, të paktën sipas një videoje “teaser” publikuar nga kompania në median sociale.

Samsung UK në Twitter postoi një klip të shkurtër ku shfaqet një pikëz e vogël e cila duke rënë shndërrohet në një flutur. Zakonisht ky imazh lidhet me telefonin e parë me palosje të kmpanisë Galaxy Fold.

Përpara aktivitetit analistët kanë hedhur dyshime mbi debutimin e Galaxy Fold 2 krahas Galaxy Note 20. Por njoftimi informal përmes një teaser rrëzon çdo dyshim.

Deri tani lidhur me këtë aktivitet kemi parë disa klipe e postera të Note 20 Ultra Plus, Galaxy Tab S7 Plus, Galaxy Beans dhe Galaxy Z Flip 5G.

Sipas spekulimeve Galaxy Fold 2 do të ketë ekran 7.7-inç dhe çmim prej 1,990 dollarësh. /PCWorld Albanian