Samsung prezanton tabletët e parë me teknologjinë 5G (FOTO)

0

Samsung po hedh çdo gjë në drejtim të teknologjisë 5G. Kompania jo vetëm që ishte një prej adoptuesve të parë por po e zgjeron në mbarë linjën e produkteve të saj.

Përveç Galaxy Note 20, sot Samsung tha se edhe tabletët e rinj Galaxy Tab S7 dhe S7+ do të vinë me teknologjinë 5G. Dy modelet kanë ekrane 11 dhe 12.4-inç respektivisht me altoparlantë Dolby Atmos dhe modifikimin AKG të Samsung.

Në brendësi gjenden 6GB ose 8GB RAM me 128 ose 256GB memorie që mund të shtohet deri në 1TB përmes kartave microSD.

Ekranet kanë frekuencë rifreskimi 120Hz. Ekrani i modelit S7+ është AMOLED ndërsa i S7 është LCD.

Fuqizohen nga procesorët Snapdragon 865+ me Android 10. Jetëgjatësia e baterisë duhet të jetë e kënaqshme gjithashtu falë kapaciteti 8,000 mAh në Tab S7 dhe 10,900 mAh në Tab S7+.

Çmimet fillojnë nga 650 dollarë për S7 në 850 dollarë për S7+ dhe dalin në shitje në Vjeshtë. Modelet 5G pritet të kushtojnë akoma edhe më tepër. /PCWorld Albanian