Samsung prezanton telefonin e ri të palosshëm, Galaxy Z Flip

0

Gjiganti jugkorean i teknologjisë, sot ka prezantuar telefonin më të ri të palosshëm Galaxy Z Flip.
Galaxy Z Flip, për dallim nga Galaxy Fold që kur hapet bëhet sikur një tablet, kur hapet duket sikur një smartfon i zakonshëm, shkruan gsmarena.Samsung Galaxy Z Flip vjen me ekran 6.7-inç Dynamic AMOLED me xham ultra të hollë Gorilla Glass 6 e rezolucion prej 1,080 x 2,636 pikselë, transmeton Koha.net. Po ashtu, ky telefon i ri i palosshëm ka edhe ekran të dytë prej 1.1-inçësh Super AMOLED i cili është i pozicionuar në pjesën e pasme të kornizës ku shfaqen menjëherë njoftimet.Gjithashtu, Galaxy Z Flip vjen me procesor të Qualcommit, Snapdragon 855+, 8 GB RAM memorie, 256 GB memorie të brendshme UFS 3.0, si dhe ofron mbështetje për lidhjen 4G.
Sa i përket kamerave, telefoni i ri i palosshëm i Samsungut ka kamerën kryesore prej 12 megapikselë, si dhe kamerën e dytë prej 10 megapikselë. Po ashtu, vjen edhe me baterinë prej 3,300 mAh e cila mund të mbushet në shpejtësi prej 15W.