Samsungu merr vendim interesant për inteligjencën artificiale

Iliria News Agency
Iliria News Agency

03/05/2023

Samsungu ka ndaluar përdorimin e mjeteve të inteligjencës artificiale (AI) si ChatGPT në rrjetet e saj të brendshme dhe pajisjet e kompanisë, për shkak të shqetësimit të ngarkimit të informacioneve të ndjeshme në platforma të tilla që sipas kompanisë përbëjnë rrezik sigurie, shkruan Bloomberg.

Rregulli i ri iu komunikua stafit këtë javë dhe mendohet se është një masë e përkohshme derisa Samsungu të krijojë një ambient të sigurt për përdorimin e mjeteve AI.

Rreziku më i madh është ChatGPT i OpenAI që është bërë shumë popullor, jo vetëm si mjet për dëfrim, por edhe si instrument që ndihmon në punë.

Njerëzit mund të përdorin sistemin për të përmbledhur raporte dhe përgjigjur e-maileve, por kjo mund të ekspozojë informacione të ndjeshme që OpenAI mund të ketë qasje.

Rreziku i privatësisë në këtë mes duke përdorur ChatGPT është mënyra sesi një përdorues qaset në shërbim.

Samsungu është i shqetësuar për mënyrën sesi punonjësit përdorin mjetin duke mos kuptuar rrezikun potencial që sigurisë që mund të ketë.

Ndalimi vjen pasi Samsungu zbuloi se stafi kishte rrjedhur kodin e brendshëm burimor duke e ngarkuar në ChatGPT. Me politikën e re, Samsungu i bashkohet kompanive të tjera si Bank of America, Citigroup, Deutche Bank, Goldman Sachs, Wells Fargo, por edhe institucione arsimore si shkollat e New York, që kanë kufizuar përdorimin e inteligjencës artificiale.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

card-trump

Maqedonia e Veriut sërish në qendër të vëmendjes, këtë radhë mashtrime me “Trump kartela bankare”

Elon-Musk-cip

Njeriu i parë me një implant truri kontrollon një mi kompjuteri me mendimet e tij!

diell

Dielli po shpërthen në një nivel që nuk është parë që nga viti 2017

intel

Intel do të prodhojë çipe për Microsoft

Elon Musk X twitter

Elon Musk po krijon një rival të Gmail të quajtur ‘XMail’?

google

Google lançon Gemini për planet e biznesit të Google Workspace

iphone- telefon mobil

OnePlus prezanton telefonin e ri i cili nuk mbështetet nga Inteligjenca Artificiale

Apple-1

Apple paralajmëron përdoruesit: Mos e thani kurrë telefonin në oriz

hena

SHBA rikthehet në Hënë pas 50 vjetësh

INFO

NA NDIQ