Sanchez në dyshime për ndeshjen gjysmëfinale në Ligën e Evropës

0

Alexis Sanchez është në dyshime për ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Evropës, me klubin që ka konfirmuar se ai vuante nga një lëndim gjatë ndeshjes kundër Leverkuseni.

Inter mposhti 2:1 Bayer Leverkusenin për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, dhe Sanchez në këtë sfidë u inkuadrua në minutën e 64’, ndërsa në minutën e 90’, pati nevojë për ndërhyrje mjekësore.

Interi përdori llogarinë e tyre në Twitter për të konfirmuar lëndimin e Sanchez, dhe do të vlerësohet nëse ai do të jetë i gatshëm për sfidën e radhës.

Inter në gjysmëfinale e cila luhet më 17 gusht, do të takohet me fituesin e sfidës Shakhtar – Basel./Lajmi.net/