Politikani serb që bëri homazhe në Prekaz u rrah nga BIA, thotë se pjesëmarrës ishte edhe Radoiçiq (FOTO)

ina-online
ina-online

04/01/2024

Familjarët e kryetarit të Partisë Republikane Serbe, Nikola Sanduloviq, kanë thënë se ai është rrahur brutalisht nga policia sekret serbe, në godinën e BIA-s.

Në mesin e personave, të maskuar, që e kanë rrahur, Sanduloviq ka thënë se e ka njohur Milan Radoiçiqin, ish-politikanin serb nga veriu i Kosovës, organizator i sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.

Në pamje shihet politikani opozitar serb në gjendje të rëndë shëndetësore, derisa kthehet në shtëpi pasi ishte shtruar në Spitalin Ushtarak të Beogradit.

Sanduloviqi ishte arrestuar të mërkurën nga Agjencia e Inteligjencës e Serbisë (BIA). Sipas familjes dhe avokatit të tij, arsyeja ishte një postim i tij në X duke bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz, duke thënë se është i vetmi politikan nga Serbia që nderoi viktimat e pafajshme shqiptare.

“Këtu keni fotografi ekskluzive të Nikolës pasi doli sot nga VMA-ja dhe u kthye në shtëpi. Shkak i kidnapimit dhe përdorimit të forcës brutale nga policia sekrete serbe – BIA në fakt ka qenë videoja e publikuar nga Nikola S. e vendosjes së luleve në memorialin e familjes së vrarë dhe masakruar Jashari në Prekaz gjatë vitit 1998, të cilën edhe ia kanë treguar gjatë rrahjes me pistoleta, grushta, shqelma e goditje me këmbë, në kokë, në godinën e BIA-s”, ka thënë bashkëshortja Bojana Sanduloviq.

Më tej, bashkëshortja e Nikola Sanduloviqit ka thënë se si pasojë e forcës brutale që ka zgjatur për orë të tëra, me një shfaqje të madhe urrejtjeje ndaj popullit shqiptar, ka shkaktuar paralizim të plotë të anës së djathtë të bashkëshortit të saj, mavijosje të shumta në trup dhe probleme me organet e frymëmarrjes.

“Në aplikimin e forcës brutale ndaj Nikolës, pesë persona ishin me rroba civile, të cilët e regjistruan rrahjen me telefon privat dhe Nikola e njohu njërin nga 10 personat që ishin të maskuar, si Milan Radoiçiq, dhe ia bëri të ditur këtë”, ka theksuar Bojana.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

reuten

Reuten: Sanksionuam Kosovën, jo agresorin – duhen hapa ndaj Vuçiqit e Dodikut

David-Philips

Serbët le të shkojnë në Serbi, nëse duan të përdorin dinarin, thotë ish-zyrtari amerikan

policia serbe

Tmerr në Serbi, çifti vret dy fëmijët dhe më pas hidhen nga kati i 17-të i pallatit

nexhmedin spahiu

Spahiu publikon disertacionin e doktoraturës në matematikë, paralajmëron se do t’jua nxjerrë “notat e dobëta” disave

vjosa osmani ushtria fsk

Kërkohet shërbimi ushtarak në Kosovë pas kërcënimeve të Serbisë

Kurti

Kurti: “Lista Serbe” e lidhur me Vuçiqin dhe Putinin

Vjosa Osmani Erdogan

Osmani falënderon Erdoganin për mbështetjen ndaj Kosovës

Hovenier Kurti

Dialogu për dinarin, Hovenier vjen me një kërkesë për Qeverinë – ja kë kërkon në takime!

kfor

Eksperti amerikan zbulon planin e Vuçiqit – jep këtë parashikim? (FOTO)

INFO

NA NDIQ