Sanduloviq: Më dhunuan 10 persona, e kam parë edhe Radoiçiqin

Picture of INA
INA

08/02/2024

Politikani serb, Nikola Sanduloviq, ka folur për ngjarjen e 3 janarit kur u arrestua dhe rrah nga BIA.

Sanduloviq për Euronews Albania ka treguar se dhuna ndaj tij ka zgjatur me orë të tëra dhe se aty e ka parë edhe Milan Radoiçiqin, organizatorin e sulmit agresor në Banjskë të Zveçanit.

“Kam qenë i kidnapuar para shtëpisë sime. Për fat të mirë, dy policë i kisha para shtëpisë, sepse edhe më parë më kishin kërcënuar ndaj i kisha marrë për mbrojtje. Kanë dalë dy makina të mëdha nga të cilët dolën 10 persona. Ata filluan të më rrahin direkt në rrugë. Më pas më futën në furgon, më rrahën brutalisht. Më pas më çuan në stacionin e policisë. Unë kam bërtitur se kush jam e nga vij. Njerëzit e kanë kuptuar se unë jam presidenti i Partisë Republikane. Ata u kanë thënë njerëzve që lëreni se ky nuk di çfarë flet”, ka theksuar Sanduloviq.

“Unë kam pasur gjakderdhje, asnjë s’ka folur me mua më kanë rrahur brutalisht. Pastaj më hodhën në një kamion dhe kur janë hapur dyert kam parë që po më nxjerrin jashtë dhe më kanë lënë para ndërtesës së policisë sekrete të Serbisë e cila është përgjegjëse për shumë vrasje të bëra në periudhën e ish-Jugosllavisë. Aty më kanë marrë disa persona me uniforma si ajo që kishte Radoiçiqi në Banjskë”. ka thënë ai.

“Aty më kanë vënë në gjunjë dhe më kanë mbajtur këmbë e duar e kanë vazhduar të më rrahin. Në atë moment kam parë sigurinë e madhe, kam parë edhe Radoiçiqin, i cili ka qenë prezent aty. Kanë qenë edhe 5 persona civilë të cilët kanë bërë filmimin e agresionit ndaj meje”, ka deklaruar Sanduloviq.

TË FUNDIT
8 orë
Vulin, zvkryeministri i Vuçiqit: Duam Rusinë, BE drejtohet nga gënjeshtarët
22 orë
“Nëse dëshironi të përparoni, bashkëpunoni me të tjerët”, porosia e Von der Leyen për vendet e Ballkanit Perëndimor
1 ditë
Liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruajnë marrëveshje të reja në Berlin
2 ditë
Nagip Tashi, heroi dhe shpresa e fëmijëve të Tërnocit (VIDEO)
2 ditë
Radev: Nuk ka nevojë për ndërmjetësim në mes Shkupit dhe Sofjes

ME TE LEXUARA

8 orë
Vulin, zvkryeministri i Vuçiqit: Duam Rusinë, BE drejtohet nga gënjeshtarët
22 orë
“Nëse dëshironi të përparoni, bashkëpunoni me të tjerët”, porosia e Von der Leyen për vendet e Ballkanit Perëndimor

LEXO MË SHUMË

IMG_9310

Vulin, zvkryeministri i Vuçiqit: Duam Rusinë, BE drejtohet nga gënjeshtarët

Ursula von der leyen

“Nëse dëshironi të përparoni, bashkëpunoni me të tjerët”, porosia e Von der Leyen për vendet e Ballkanit Perëndimor

Samiti i Berlinit 2024

Liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruajnë marrëveshje të reja në Berlin

nagip tashi

Nagip Tashi, heroi dhe shpresa e fëmijëve të Tërnocit (VIDEO)

Rumen Radev

Radev: Nuk ka nevojë për ndërmjetësim në mes Shkupit dhe Sofjes

kfor rakiq

Grushtohet Rakiqi i Listës Serbe midis Beogradit, ja kush dyshohen?

euro

6 miliardë euro, BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor

eu pasport kontrolla be kufi bashkimi evropian pa viza

Shtyhet zbatimi rregullave të reja për qytetarët e Ballkanit për hyrje-dalje në Shengen Zonën

Erdogan Vucic

Erdogan në Beograd: Marrëdhëniet me Serbinë janë në kohë të artë

INFO

NA NDIQ