Sanksionet ndaj Koresë Veriorë mbeten deri pas denuklearizimit të plotë

0

Sekretari Shtetit i SHBA-së, Mike Pompeo, ka thënë që sanksionet ekonomike ndaj Koresë së Veriut nuk do të hiqen deri pas demonstrimit nga kjo e fundit për “denuklearizim të plotë”.

Pompeo ka folur në një konferencë për shtyp në Seul, me homologët e tij nga Japonia dhe Koreja e Jugut.

Ky lajm vjen ditë pasi që presidenti amerikan, Donald Trump, dhe ai koreano-verior, Kim Jong-un, mbajtën samiitin historik në Singapur.

Të dy liderët nënshkruan një deklaratë duke u betuar që ta ndërtojnë një raport të ri, ndërkaq Kim riafirmoi premtimin e tij për “denuklearizim të plotë të gadishullit korean”.

Komentet

komentet