Sanksionet ndaj Kosovës dhe Gebelsi i vogël i Beogradit!

Picture of INA
INA

14/06/2023

Emin Azemi

Kosova kërcënohet me sanksione nëse nuk i përmbush disa kërkesa që i shkojnë për shtati Serbisë….
Të sanksionosh Kosovën, dmth. të trimërosh hajdutët e kamufluar si demokrat – Vuçiqin e Dodikin, zgjatime këto të politikës ruse në Ballkan…
Të sanksionosh Kosovën, dmth. votuesit e ardhshëm duhet të marin model politikanët si Vuçiqi e Dodiki….
Të sankionosh Kosovën, i bie që t’ia mohosh asaj të drejtën për të zbatuar ligjet dhe Kushetutën në gjithë teritorin e saj…
Të sanksionosh Kosovën, i bie që çdo shtet i vogël tash e në të ardhmen nuk e ka të sigurt shtrirjen e sovranitetit në gjithë territoriin, sepse kjo varet nga një shtet fqinj, që deri dje ka qenë…
pushtues…..

Të sanksionosh Kosovën, i bie që të përdorësh standarde demokratike që vlejnë për dy kategori shtetesh: Kategoria e parë, janë shtetet që edhe pse janë ndihmuar nga aleatët, siç ka ndodhur me Evropën që u ndihmua nga SHBA, por ato megjithatë kanë të drejtë të zhvillojnë politika sovraniste, autonome dhe autentike , pa pasë nevojë që ta ulin kokën para aleatëve për ndihmën e ofruar dhe kategoria e dytë, ku bën pjesë e Kosova, e cila duhet të heqë dorë nga politikat sovraniste, sepse çlirimin e saj nga okupatori serbe e kanë mundësuar aleatët perendomor (NATO , BE dhe SHBA)….

Të sanksionosh Kosovën, i bie që asaj t’ia lësh në qafë ende Serbinë, duke e toleruar atë t’i shkaktojë Kosovës probleme në shtetndërtim, duke e toleruar atë që ta trajtojë ende Kosovën si pjesë të Kushtetutës së saj, që ta tolerosh Serbinë të blejë armë nga Rusia dhe Kina dhe ta tolerosh një President që është i lidhur me krimin dhe mafian (sipas New York Times)..
Ta sanksionosh Kosovën, i bie që në Beograd të mbështetësh një oligarki politike, e cila vjen nga koha e Millosheviqit dhe të mos mbështetësh njerëzit e pakënaqur që po protestojnë dhe po kërkojnë rënien e Vuçiqit.
Të sanksionosh Kosovën, i bie që të shtosh eurospekticizmin në masat e gjëra popullore në rajonin e Ballkanit Perendimor, një synim ky mjaft i preferuar i Kremlinit….

Të sanskionosh Kosovën, i bie që të devalvosh votën e lirë dhe mundësinë për të zgjedhur në një garë demokratike përfaqësuesit e popullit dhe të instalosh modelin serb të autokracisë, me media të kontrolluara dhe të importuara nga Rusia (SPUTNIK, Russia Todey etj.), ekonomi të monopolizuar në duart oligarkëve të lidhur me regjimin dhe me hapësirë të lirë manovrimi për spiunazhin rus, siç është ajo qendra gjoja humanitare në NIsh….

Të sanksionosh Kosovën, i bie që në Spanjë të kundështosh rrept pavarësinë e Katalonias, kurse në Kosovë të instalosh një Kataloni të re serbe (!)….
Të sanskionosh Kosovën, i bie që të ngejsh nga varri Gebelsindhe ta ulësh në tryezën e bisedimeve Francë-Gjermani, siç po veprojnë me Vuçiqin, i cili ishte njëfarë Gebelsi i vogël në kohën sa ishte ministër i Informatave në Kabinetin e Millosheviqit…
Të varësh gjithë shpresat se Ballkani do të demokratizohet nëse i jepet fuqi politike këtij Gebelsit të vogël të Beogradit, është një donkoshotizëm eklatant, që do të tejkalonte edhe kufinjtë e fantazisë së vet Servantesit….

TË FUNDIT
18 orë
Marrëveshja e Konçulit
2 ditë
Koha që shqiptarët në MV të përfaqësohen ndryshe nga sa ka bërë për 20 vjet BDI-ja
2 ditë
Pritini kokën Albinit, por mos harroni interesin e Kosovës
2 ditë
Ramabaja: Edi Rama - ky inkarnim i Esat Pashë Toptanit
2 ditë
Kim Mehmeti: Piktori i përbuzi të gjithë votuesit e Kurtit

ME TE LEXUARA

18 orë
Marrëveshja e Konçulit

LEXO MË SHUMË

refik hasani

Marrëveshja e Konçulit

ali mehmeti

Koha që shqiptarët në MV të përfaqësohen ndryshe nga sa ka bërë për 20 vjet BDI-ja

andi-bushati

Pritini kokën Albinit, por mos harroni interesin e Kosovës

ramabaja sadri

Ramabaja: Edi Rama – ky inkarnim i Esat Pashë Toptanit

kim-mehmeti

Kim Mehmeti: Piktori i përbuzi të gjithë votuesit e Kurtit

kurti vucic rama

Dyfytyrësia e sjelljeve të Kryeministrit Rama: Nga ngrohtësia me Vuçiç te ftohtësia me Kurtin dhe pasojat për Kosovën

adnan azizi

Piskamat për pushtet, para dhe pisllëk!

nexhat

Diplomacia e globalizimit

adnan azizi

Azizi: Ata kishin vjedhur në shtëpinë e vet…

INFO

NA NDIQ