Sanksionohen 109 vozitës në Shkup, 30 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme gjate ditës së djeshme (12.04.2021) ka vazhduar me aktivitetet e shtuara në trafik, me çrrastë në territorin e qytetit të Shkupit ka regjistruar 109 shkelje, 30 prej të cilave për tejkalim të shpejtësisë.

Janë regjistruar edhe 7 shkelje për makina të paregjistruara ose teknikisht të parregullta si dhe tre gjoba për kundërvajtje ndaj motoçiklistëve. Gjatë aksionit sipas MPB-së janë gjobitur edhe katër vozitës të cilët kanë përdorur telefonin gjatë vozitjes, 3 që nuk kanë vënë rripin e sigurisë, 3 për kalim në të kuqe në semaforë dhe 5 gjoba për parkim të parregullt.