Sara dhe Bardhi kanë shkëmbyer puthjen e parë mbrëmjen e djeshme, duke u kthyer në çiftin e dytë që zyrtarizohet brenda Shtëpisë së Big Brother VIP këtë edicion të tretë.
Megjithatë pas puthjes nuk kanë munguar as ngacmimet e banorëve, ndërsa Meri duke ‘i qarë hallin’ Bardhit, e vuri më në siklet.
“O boo, shife atë u shkri… O Bardhi, për Zotin ik futi ndonjë dush dhe fli me Meritonin”- i tha Meri, koment të cilit këngëtari i replikoi duke thënë: “Jam duke bërë dush 7 herë në ditë… plus pishinë.”
Pjesë nga batutat:
Sara: Zbres unë si një ëngjëll i zi nga qielli…
Meri: Po, ti po si një mjellmë e zezë. O boo, shife atë u shkri, o gjynah për Zotin. O Bardhi, për Zotin ik futi ndonjë dush dhe fli me Meritonin.
Sara: Që të mbledhësh veten…
Meri: Është varianti më i mirë. Kur të ngrefet kështu, futi një dush.
Bardhi: Jam duke bërë dush 7 herë në ditë… plus pishinë.
Meri: 7 herë në ditë, i paska numëruar mavriu.
Fationi: Mavriu….
Meri: Ah mavriu ti ç’të ka gjetur, ç’tu desh ty mor vëlla.
Sara: Moj ti Meri mos ma ngacmo shokun.
Meri: Nuk po ta ngacmoj, por më vjen keq për këtë të shkretin. Jam gati të them hajd dil nga krevati të mbarosh punë.
Sara-Bardhit: Ik mbaro punë te Meri.
Bardhi: Meri faleminderit, do ta mendoj.
Sara: Në rrezik dhe në nevojë shoku shokun ta ndihmojë.
Meri: E ndihmojmë mirë ne, çke ti?!
Sara: O Meri shikoje Bardhin si të shkrihet sa ta puth unë.
Meri: Aty mi… A të të them një vend më perfekt? Kapi veshin dhe je në rregull.
Sara: Unë nga aty e nisa.
Meri: Nga mbrapa veshit.
Bardhi: Ooo, ika unë.
Sara: Moj kuçedër… Lëre se është i vogël dhe s’merr vesh.
Meri: Lam nam, u degjeneruam fare.
Video:
https://www.instagram.com/reel/C23mMHNqXRL/?igsh=Y3RnZHFtanFydHdn