Motrat Valentina (9) dhe Sara (5) ishin me gjyshin e tyre kur u shemb streha e betonit mbi hyrjen e stacionit hekurudhor në Novi Sad të Serbisë.
Ato vdiqën pas disa orësh luftë nga mjekët që luftuan për të shpëtuar jetën e tyre, raporton Portali Mërgata.
Familja dhe miqtë do t’i thonë lamtumirë vajzave dhe gjyshit Gjorgje Firić (53) në Kovilj më 5 nëntor në orën 13:00.
Tezja e vajzave të vrarë tragjikisht ka lënë një mesazh emocionues dhe një foto të vajzave në profilin e saj në Facebook.
“Engjëjt e tezes”, ka shkruar ajo.
Qindra persona janë mbledhur të dielën para Ministrisë së Ministrisë së Ndërtimtarisë, Transportit dhe Infrastrukturës në Beograd, për të protestuar pas incidentit në Novi Sad, që ka lënë 14 persona të vdekur, dhe tre duke luftuar për jetë, si pasojë e shembjes së një strehe prej betoni në stacionin hekurudhor.