FOTO/Kurti në Sarajevë vendos lule pranë Memorialit të 1,601 fëmijëve të vrarë nga forcat serbe

Picture of Ina Online
Ina Online

07/12/2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar aktivitetet e tij gjatë vizitës në Sarajevë, përcjell agjencia e lajmeve INA.

“Vizitën në Sarajevë, e nisëm duke vendosur lule pranë Memorialit të Fëmijëve të Vrarë gjatë Rrethimit të Sarajevës, në kujtim të 1,601 fëmijëve të vrarë nga forcat serbe. Ky memorial mban gjallë kujtimin për krimet dhe masakrat e kryera gjatë luftës në Bosnjë dhe na rikujton brutalitetin e regjimit të Serbisë dhe Millosheviqit e bashkëpunëtorëve të tij.

Përgjatë ditës zhvilluam takime me dy anëtarët e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës; Denis Bećirović, anëtarin boshnjak të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Željko Komšić, anëtarin kroat të Presidencës.

U mirëpritëm nga Kryeministri i Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Nermin Nikšić dhe zëvendëspresidenti i Federatës, gjenerali Refik Lendo.

Gjithashtu, takime të ndara patëm edhe me Kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik (SDA), Bakir Izetbegović, dhe Kryetarin e Partisë për Bosnjën dhe Hercegovinën (Stranzka za BiH), Semir Efendić.

Kurse në mbrëmje, para se të takoheshim me bashkatdhetarët tanë që jetojnë e veprojnë në Sarajevë, që na pritën fort ngrohtë, mora pjesë në një diskutim cilësor rreth marrëdhënieve rajonale të organizuar nga Asociacioni i Intelektualëve të Pavarur Krugg 99.

Në secilin prej takimeve dhe bashkëbisedimeve, thekset kryesore ishin marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë që kemi për më shumë bashkëpunim dhe më shumë shkëmbime në fushën e ekonomisë, tregtisë, kulturës dhe arsimit. Me Bosnjën dhe Hercegovinën ka shumë më shumë gjëra që na bëjnë bashkë, sesa që kemi dallime. Sfidat i kemi të përbashkëta, andaj edhe duhet të punojmë bashkërisht në kapitalizimin e mundësive dhe interesave të përbashkëta për integrim euro-atlantik, zhvillim, siguri dhe paqe.

Falënderoj përfaqësuesit e institucioneve të Bosnjës dhe Hercegovinës për mikpritjen. Nga 1 janari 2025 qytetarët e këtij vendi do të mund të udhëtojnë lirshëm drejt Kosovës me letërnjoftime. Institucionet tona po bëjnë të gjitha përgatitjet e nevojshme që zbatimi i marrëveshjes për lëvizje me letërnjoftime të shkojë mbarë. Ne i mirëpresim qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës, e le të përfitojnë nga kjo mundësi që padyshim do të rrisë shkëmbimet dhe miqësinë.”, ka shkruar Kurti. (INA)

TË FUNDIT

LD-së i bashkohen struktura të BDI në Saraj, mes tyre ish-zëdhënësi i Qeverisë

Ambasadori Walker bashkë me dy gazetarët Beqir Sina dhe Ilir Ikonomi nderohen nga Bashkia e Kavajës

Pse Albin Kurti është i pakrahasushëm me liderët e veneve fqinje?

VIDEO/ Gjesti iu kthehet banorëve të BBV4: Eglin e kam dashnore

OEMVP ulë në tryezë biznesin dhe Qeverinë, çfarë ishte në fokusin e takimit

“Një person i tretë prishi martesën e Liridona Ademajt dhe Naim Murselit”/ Curi: Pas këtyre deklaratave, kam marrë kërcënime…!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË