Saranda Imeri Stafai përcjell një porosi nga Kuvendi

Picture of Ina Online
Ina Online

22/06/2024

Deputetja e koalicionit VLEN, Saranda Imeri Stafai theksoi se “Maqedonia e Veriut do ndryshim.”

“ Ky nuk ishte thjesht slogani ynë për të siguruar mandate apo për t’u kyçur në ekzekutiv. Kjo është bindja jonë.

Koalicioni VLEN do të jetë pjesë e qeverisë, jo duke pasur qytetarët në funksion të politikës, por duke vënë politikën në shërbim të qytetarëve.

Ne do të votojmë për besimin ndaj Qeverisë së propozuar dhe do të jemi pjesë e saj, duke përfaqësuar, duke dëgjuar dhe duke nderuar besimin e mijëra motrave dhe vëllezërve që na dhanë votën dhe të atyre që u deyruan të mos na votojnë, por që duan po me aq vendosmëri që Republika jonë të ndryshojë.

Unë vij nga një familje që idealet politike i tregoi në trashëgiminë e tim ati që ishte pjesë e marrëveshjeve historike për të çuar përpara këtë vend.

I kam të gjalla në mendje dhe zemër idealet e tij. Shumica prej tyre janë tashmë edhe të miat, edhe të koalicionit VLEN, ku jam krenare në përfaqësim të shqiptarëve dhe të përparimit të të gjithë vendit.

Maqedonia e Veriut foli me votë. Ne duhet të marrim vendime të vështira për t’u ofruar njerëzve atë që duan. Ndryshim.

Ne duhet të marrim vendime të vështira për t’u ofruar njerëzve atë që meritojnë. Ndryshim.

Ne duhet të marrim vendime të vështira për t’u ofruar njerëzve atë që presin nga ne. Ndryshimin për të cilin na dhanë privilegjin e përfaqësimit.

Kjo është arsyeja pse koalicioni VLEN do të votojë në mbështetje dhe do të jetë pjesë e kësaj qeverie”, deklaroi deputetja shqiptare.(INA)

TË FUNDIT

SHBA nis evakuimin e stafit nga ambasada në Izrael

Incident në Linz, makina 15 tonëshe shtyp shtetasin nga Maqedonia

Me fjalë përmbyllëse, vazhdon gjykimi kundër Merkos për emërim të drejtorëve në katër shkolla

Mot me diell dhe i nxehtë, pasdite i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima

Kuvendi mblidhet sot në tentimin e 34-të për daljen nga kriza politike

Egli zhvendoset përfundimisht në Kosovë, tregon arsyet personale pas vendimit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË