Saranda, një mrekulli, ”francezët e dashuruar me rivierën shqiptare”

ina-online
ina-online

03/08/2023

Saranda, një mrekulli me plazhe, ujë të kaltër e me rërë të imët.

Kështu e nis reportazhin kushtuar Shqipërisë emisioni Capital i televizioni francez “M6”. Çmimet e favorshme, ku për vetëm 600 euro, përfshirë dhe biletën e avionit, mund të qëndrosh për një javë në jug, e bëjnë vendin më të vizitueshëm nga ana e turistëve, ku gjatë viteve të fundit ka shënuar një rritje të ndjeshme, e veçanërisht të vizitorëve nga Franca.

Nga ana tjetër në reportazh, gazetarët francezë evidentojnë përveç plazheve të bukura, dhe vendet historike, të cilat gjatë vitit që lamë pas u vizituan nga 7.5 milionë turistë, një shifër kjo rekord për vendin.

Për të zbuluar, këtë destinacion të ri turistik, media franceze thotë se mjafton që të kërkosh në internet dhe do të dalin një larmishmëri rezultatesh, ndërsa e përshkruan Shqipërinë si “Magjia e Ballkanit”, “Rrethi i mrekullive të fshehta të Ballkanit”, “Mrekullia e pazbuluar” apo dhe “Shqipëria Befasuese”.

Vendi ka shënuar një rritje të numrit të turistëve edhe për çmimet e favorshme, pasi vizitorët paguajnë 30% më lirë se Në Greqi apo Kroaci ku për 1 javë mund të paguash 1314 Euro për person.

E në fund televizioni francez nuk lë pa përmendur as ushqimin dhe mikpritjen ndërsa thekson se një pjesë e madhe plazheve ende nuk është zbuluar./ Top Channel

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kuvendi shqiperise incident rrahje

Miratohet në pak minuta “Buxheti 2024”, mbyllet seanca mes tymueseve dhe shpërthimeve

edi rama

Rama: Nëse Kosova e pranonte projektin tim për Asociacionin do të kishte rezultat më të mirë

IMG_7012

“Ore lepurush ta heq gurmazin”, “luftë” në Kuvend ende pa nisur seanca, deputetët kërcënojnë gardën (VIDEO)

kuvendi shqiperise incident rrahje

Sot seanca për buxhetin, Garda në gatishmëri për shmangien e kaosit në Kuvend

IMG_7008

“Beteja e vetme që nuk e fitoi dot!”, vajza e Mirush Kabashit mes lotësh: Do na mungojë të gjithëve

kuvendi shqiptar kaos zjarr

Sali Berisha përjashtohet nga Kuvendi për 10 ditë bashkë me pesë deputetë të tjerë

elva margariti unesco

Tjetër traditë shqiptare në UNESCO

sali berisha

Berisha: Opozita drejt protestave mbarëpopullore

mirush-kabashi

Arti në Zi! Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

INFO

NA NDIQ