Sarri: Ky është ekipi më i fortë në Serie A

Maurizio Sarri nuk ka dyshime se kush është ekipi më i fortë në Kampionatin italian.

Maurizio Sarri vazhdon të krenohet me Napolin e tij.

Skuadra e Sarrit fitoi në udhëtim te Benevento me rezultat 2:0 dhe u rikthye si lidere në Serie A.

Por, trajneri nuk ka dyshime se kush është ekipi më i fortë në Kampionatin italian.

“Juventus është ekipi më i fortë në Serie A”, deklaroi Sarri për “Sky Sport Italia”, pas ndeshjes, përcjell “lajmi.net”.

“Kurse, ne i kemi tejkaluar të gjitha parashikimet”, u shpreh ai. /Lajmi.net/