Sarri: Ky lojtar nuk largohet nga Chelsea

0

Maurizio Sarri mendon se është e pamundur që Willian të largohet nga Chelsea në janar, pavarësisht raporteve që sugjerojnë se ai mund të jetë pjesë e një marrëveshje shkëmbimi mes Barcelonës me Malcom.
Willian ishte pjesë e spekulimeve të forta edhe para fillimit të këtij sezoni, ku raportohej se ka refuzuar oferta nga Barcelona.

Në fund, Barcelona nënshkroi me Malcom nga Boredaux, me 21 vjeçarin që është paraqitur vetëm pesë herë në La Liga.

“Natyrisht jo, sepse ai është një anësor shumë i rëndësishëm për ne”, është përgjigjur Sarri në pyetjen nëse do të ishte i lumtur me largimin e Willian, përcjell ‘lajmi.net’.

“Unë mendoj se ai mund të bëjë më mirë, sepse potenciali i tij është i madh, ai shumë i rëndësishëm për ne, kështu që është e pamundur që ta humbasim në janar”.