Sashe Ivanovski: Përgëzoj bashkëqytetarët shqiptarë, Talat Xhaferi është “Obama i Maqedonisë”

Picture of INA
INA

31/01/2024

Analisti politik Sashe Ivanovski i ka uruar bashkëqytetarët e tij shqiptarë për zgjedhjen e kryeministrit të parë shqiptar në historinë e Maqedonisë, duke e krahasuar atë me zgjedhjen e presidentit të parë afrikano-amerikan në SHBA.

Ivanovski tha se beson se do të ketë një ndikim pozitiv për vendin dhe për harmoninë mes maqedonasve, shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera në Maqedoni, dhe se kjo do të ndihmojë që të gjithë të ndjehen të barabartë dhe të respektuar në këtë vend, dhe të kenë të njëjtat të drejta, mundësi, përgjegjësi dhe përfitime.

“Dua t’i përgëzoj bashkëqytetarët mi shqiptar për këtë moment historik të kryeministrit të parë shqiptar, është versioni maqedonas kur Obama u bë presidenti i parë afrikano-amerikan në Shtetet e Bashkuara. Është një moment historik dhe jam i sigurt se do të kontribuojë mirë për vendin dhe bashkëjetesën mes maqedonasve dhe shqiptarëve dhe popujve të tjerë në vendin tonë, do të kontribuojë që të gjithë të kenë një ndjenjë të barabartë se ky është i njëjti atdhe për të gjithë dhe të gjithë kanë të njëjtat të drejta, mundësi dhe përgjegjësi dhe përfitime.
Natyrisht, në SHBA kishte panik në disa qarqe për presidentin e parë afrikano-amerikan kur Obama u bë president në 2008, dhe në pjesën tonë të publikut ka panik dhe zemërim për kryeministrin e parë shqiptar, për fat të keq disa nga qytetarët tanë e perceptojnëckëtë si disfatë, dhe për këtë fajin e kanë disa stereotipa dhe zhgënjime të nxitura nga disa parti të djathta, veçanërisht VMRO DPMNE-ja, të cilat politikën e reduktojnë në një lloj konfrontimi ndëretnik, diçka që është e rrezikshme për shtetin”,tha Ivanovski

Ivanovski gjithashtu tha se VMRO DPMNE-ja ka të drejtë të kundërshtojë BDI-në për çështje si ekonomia, sundimi i ligjit ose korrupsioni, por nuk duhet të shkaktojë tensione ndëretnike dhe të provokojë popullin maqedonas me pretendime se është i mundur.

“VMRO DPMNE-ja ka të drejtë të kritikojë BDI-në për tema si ekonomia dhe sundimi i ligjit apo korrupsioni, por nuk kanë të drejtë të ndezin tensione ndëretnike dhe ta ngacmojnë popullin maqedonas se është i mundur e kështu me radhë, kjo është një lojë shumë e rrezikshme. Një kryeministër shqiptar nuk është humbje për maqedonasit, është fitore, shenjë se maqedonasit po hapin hapësirë ​​që të gjithë në vend të kontribuojnë në të mirën e vendit dhe të mos ndihen si qytetarë të dorës së dytë”, tha Ivanovski.

TË FUNDIT
25 minuta
Hapja e negociatave Shqipëri – BE/ Qeveria e RMV-së uron Shqipërinë
52 minuta
Rritet për 8.3% numri i turistëve në Maqedoninë e Veriut
53 minuta
Dyftyrësia ka emër, BDI
1 orë
VLEN nuk heq dorë nga Akademia Shqiptare, krerët e komunave takojnë përfaqësuesit e Akademisë (Video)
2 orë
Për një javë Dogana e Maqedonisë sekuestroi bizhuteri të arit, ilaçe, rroba e cigare

ME TE LEXUARA

24 orë
Mickoski në Berlin, flet dhe për letrën e Shkupit
19 orë
Mickoski-Scholz: Gjermania mbetet partnere dhe mbështetëse aktive e Maqedonisë së Veriut
1 ditë
VMRO-DPMNE: BDI luan viktimën para qytetarëve, është pajtuar për heqjen e “balancuesit”
2 orë
Për një javë Dogana e Maqedonisë sekuestroi bizhuteri të arit, ilaçe, rroba e cigare
24 orë
Taravari për premtimet e parealizuara kërkon të pyetet pasardhësi i tij
7 orë
Më ftohtë në mëngjes, gjatë ditës mot me diell dhe relativisht ngrohtë
1 ditë
Qeveria përgatit letër për BE-në, opozita do të jep mbështetje për ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar

LEXO MË SHUMË

qeveria e maqedonise

Hapja e negociatave Shqipëri – BE/ Qeveria e RMV-së uron Shqipërinë

Carshia_turist Shkup

Rritet për 8.3% numri i turistëve në Maqedoninë e Veriut

Adnan Azizi

Dyftyrësia ka emër, BDI

vlen-akademia-696x426

VLEN nuk heq dorë nga Akademia Shqiptare, krerët e komunave takojnë përfaqësuesit e Akademisë (Video)

dogana kufi maqedoni

Për një javë Dogana e Maqedonisë sekuestroi bizhuteri të arit, ilaçe, rroba e cigare

kende-lojerash-

Kontrolle të jashtëzakonshme në këndet e lojërave, 13 mbyllen përkohësisht, 32 dënohen me gjobë

ali ahmeti fronti

Ahmeti: Lajm i jashtëzakonshëm nga Luksemburgu për Shqipërinë, shqiptarët dhe rajonin

policia shkup naten mpb

Kumanovë/ 70-vjeçari dyshohet për abuzim seksual me një fëmijë 13-vjeçar, arrestohet dhe lihet sërish i lirë!

vmro-bdi

VMRO: BDI të ndalojë me manipulime

INFO

NA NDIQ