SASHK: Jo mësim online, shkollat ​​të mos mbyllen këtë dimër

Sindikata e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) ka njoftuar sot në profilin e saj në facebook se Qeveria dhe Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) duhet së bashku të gjejnë zgjidhje të pranueshme për tejkalimin ose zbutjen e krizës energjetike në shkolla.

” Mësimdhënia nga distanca nuk është opsion i pranueshëm për më të prekurit: nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit”, thekson SASHK.(INA)