Tre vjet pas promovimit të projektit, atë të lëshimit të dy satelitëve shqiptarë në hapësirë, kryeministri Rama njoftoi bërjen realitet.
“Ja dhe kjo, u tha, u bë”, shkruan ai, dike postuar pamjet e lëshimit dhe dhënë detaje.
“Sapo është lëshuar nga baza e Cape Canaveral në Florida, SHBA, raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë edhe dy satelitët tanë: ALBANIA1 dhe ALBANIA2
Nga sot Shqipëria ka më shumë aftësi të teknologjisë së lartë për të kontrolluar, mbrojtur e administruar territorin, duke siguruar në kohë reale të dhëna të rëndësishme në një sërë aspektesh kyçe për zhvillimin e qëndrueshëm”.