Schaffhausen: Punonjësi i qendrës së vaksinimit ka shitur qindra certifikata false

Punonjësi i Qendrës Kantonale të Vaksinimit u arrestua në tetor, ndërsa bashkëpunëtorët e tij të dyshuar, në nëntor

Një punonjës i qendrës kantonale të vaksinimit (Kiz) në Schaffhausen deyshohet se u ka shitur njerëzve të pavaksinuar disa qindra certifikata false të vaksinimit kundër koronës, trasnmeton albinfo.ch.

Punonjësi në fjalë dhe disa njerëz që e ndihmuan të gjente blerës të mundshëm ose certifikata të rishitura tani po mbahen në paraburgim.

Policia në Schaffhausen ka njoftuar të mërkurën se ndaj të arrestuarve është duke u proceduar për falsifikim të shumëfishtë dokumentesh, raporton srf.ch.

Punonjësi i Kiz-it u arrestua në tetor, ndërsa bashkëpunëtorët e tij të dyshuar, në nëntor.

Policia ka arritur të zbulojë mashtruesit, pëercjell albinfo.ch. Kjo është bërë e mundur pasi, nga fundi i shtatorit deri në mes të tetorit asaj i kanë ardhur informacione nga Zyra Federale e Policisë (Fedpol) dhe Kiz se një punonjës i Kiz po krijonte certifikata false vaksinimi dhe ua shiste atyre personave që nuk ishin të vaksinuar kundër Korona.