Schneeberger: Borrell e Lajçak i’a kanë mbajtur anën Serbisë

Picture of ina-online
ina-online

03/10/2023

Zyrtarja e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger ka thënë se dialogu nuk duhet të vazhdojë me Borell e Lajçak, të cilët sipas Schneeberger i kanë mbajtur anën Serbisë.

Ajo po ashtu thotë se Kosova nuk duhet të pranojë një asociacion një etnik, sepse kështu Beogradi do t’i kontrollojë gjithmonë serbët në veri.

Ajo ka thënë se është e papranueshme cenimi i sovranitetit të një vendi të pavarur.

“Angazhimi i Borellit dhe Lajçakut nuk ka treguar rezultat, sepse autokratet kanë nevojë për fjalë të qarta, sepse gjuha e Borrell e Lajçak i ka stimuluar këta autokrat për veprime të tilla. Ata nuk janë objektiv në dialog, dhe si ndërmjetësues ata nuk guxojnë të jenë të njëanshëm, ata i kanë interesat e Serbisë në rend të parë, duke e dërguar dialogun në një qorrsokak”, ka thënë Schneeberger.

Schneeberger: Dialogu në qorrsokak, BE të emërojë ndërmjetës tjerë

Zyrtarja e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ndodhet në një qorrsokak. Ajo ka kërkuar që BE të emërojë ndërmjetës të tjerë në dialog.

“Në këtë situatë mund të takohemi edhe njëmijë herë, por nëse njëra palë nuk dorëzon një pjesë të interesave të veta, pra vijnë propozime nga Kurti dhe shkohet me kundër propozime, kështu nuk shkohet përpara. Për momentin dialogu është bllokuar. BE duhet të emërojë të tjerë ndërmjetësues, që do të kishin qasje te akterët e bisedimeve, që do të ishin me rigoroz në këtë rast me Vuçiqin, që të gjendet një zgjidhje. Pra të dyja palët duhet tregojnë vullnet për një zgjidhje, dhe jo vetëm njëra palë”, tha Schneeberger.

Ajo tutje ka thënë se Vuçiq nuk është i gatshëm për marrëveshje, prandaj nuk ka zgjidhje pa qenë të dyja palët të gatshme.

Schneeberger: Asociacioni është i rrezikshëm, s`ka të ardhme për të

Zyrtarja e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger po e vlerëson krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe si të rrezikshëm për Kosovën. Madje, ajo ka thënë se tanimë nuk ka të ardhme për këtë Asociacion dhe se vet serbët e veriut nuk janë të interesuar për krijimin e tij.

“Mendoj se Asociacioni është i rrezikshëm. Është mjet i Vuçiqit për të kontrolluar serbët në veri të vendit. Dhe sipas informatave që posedojmë nuk ka të ardhme për këtë Asociacion. Përparësi do të ishte anëtarësimi i të gjitha këtyre komunave në Asociacionin e Komunave të Kosovës. Serbët në veri me të cilët kam biseduar, nuk janë të interesuar për Asociacionin, ata duan punë, shërbime shëndetësore, edukim dhe të mos jetojnë nën presionin e Serbisë. Përshtypja ime është se popullata lokale nuk ka interes më që të angazhohet për një Asociacion të komunave serbe”, ka theksuar Schneeberger.

Schneeberger: Duhet parë nëse duhet të vazhdohet dialogu

Ajo tutje theksoi se diplomatët perëndimor e kanë “nënvlerësuar politikën e Vuçiqit”, por se tash është parë që Perëndimi ka reaguar ashpër dhe qartë. Sipas saj po mos të ndodhte kjo Vuçiqi do të vazhdonte me avazin e vjetër.

Schneeberger ka kërkuar që Serbia të marrë dënimin e merituar për agresionin ndaj Kosovës. “Unë nuk e shoh të arsyeshme që taksat e mia të shkojnë si ndihmë për një vend që terrorizon, sulmon dhe çka do që ndërmerr duke përdorur edhe paratë e mia. Serbia duhet të dënohet financiarisht, ky është hapi i parë, pastaj duhet parë a duhet të vazhdojë ky dialog, dhe nëse nuk ka pasur rezultate deri tash, të shohim të ndalemi te tema të tjera dhe të punojmë për ato tema”, ka nënvizuar Schneeberger.

Schneeberger: Serbia duhet të dënohet financiarisht

Zyrtarja e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ka thënë se BE e ka nënvlerësuar politikën e Vuqiqit prej një autokrati.

Duke komentuar sulmin terrorist në Banjskë, ajo thotë se Vuqiqi luan me frikën njëjtë siç bën Putini.

Ajo ka thënë se autokrati Vuçiq deri sot është shpërblyer për veprimet e tij dhe ky është faji i ndërmjetësuesve. Sipas saj tani është koha që BE të reagojë.

“Ky ka qenë sulm mbi sovranitetin e shtetit. Veriu është pjesë e Kosovës. Ky sulm ka pasur për qëllim të krijojë frikë, Vuçiqi luan me frikën ashtu siç bënë edhe Putini. Nuk i dimë të gjithë detajet, por kjo ishte një lojë me zjarr dhe rrezik për eskalim. Besoj që Vuçiqi ka qenë i vetëdijshëm se mund të fillojë një luftë, edhe duke e ditur që ky ishte një provokim i keq nga ana e tij”, ka theksuar zyrtarja e BE-së.

TË FUNDIT
4 orë
Maqedonci, për grupin terrorist të Banjskës: Vazhdojnë të mbesin të organizuar
4 orë
Kush është Kaja Kallas, gruaja që mund të zëvendësojë Borrellin?
4 orë
Bardhyl Mahmuti shpallet ‘Qytetar Nderi” i Skenderajt
12 orë
Paguan mbi 900€ për ‘ultra all-inclusive’, pas një dite “Sharr Travel” i njofton se oferta ishte me mëngjes dhe darkë
18 orë
Daçiq bën thirrje për anulimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan” në Beograd

ME TE LEXUARA

4 orë
Maqedonci, për grupin terrorist të Banjskës: Vazhdojnë të mbesin të organizuar
1 ditë
Presidenti bullgar nuk pret për ta takuar kryeministrin malazez, pasi që u vonua 4 minuta
21 orë
Thaçit dhe Veselit u vazhdohet paraburgimi
21 orë
Përurohet shtatorja e 7-vjeçarit, Leutrim Ahmetit të vr’arë nga serbët në Skenderaj
19 orë
SHBA përfshin në Listën e Zezë edhe rrjetin që rriti pasurinë e Dodikit
18 orë
Daçiq bën thirrje për anulimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan” në Beograd

LEXO MË SHUMË

ejup maqedonci

Maqedonci, për grupin terrorist të Banjskës: Vazhdojnë të mbesin të organizuar

kaja kallas

Kush është Kaja Kallas, gruaja që mund të zëvendësojë Borrellin?

IMG_3313

Bardhyl Mahmuti shpallet ‘Qytetar Nderi” i Skenderajt

IMG_3310

Paguan mbi 900€ për ‘ultra all-inclusive’, pas një dite “Sharr Travel” i njofton se oferta ishte me mëngjes dhe darkë

dacic

Daçiq bën thirrje për anulimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan” në Beograd

Dodik

SHBA përfshin në Listën e Zezë edhe rrjetin që rriti pasurinë e Dodikit

leutrim

Përurohet shtatorja e 7-vjeçarit, Leutrim Ahmetit të vr’arë nga serbët në Skenderaj

thaci-krasniqi-veseli-hage-selimi-specialja

Thaçit dhe Veselit u vazhdohet paraburgimi

radev

Presidenti bullgar nuk pret për ta takuar kryeministrin malazez, pasi që u vonua 4 minuta

INFO

NA NDIQ