Schneeberger: Kurti s’ka faj, BE po bëhet “kukull” e Vuçiqit dhe Putinit

Picture of INA
INA

21/05/2024

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, e ka quajtur të padrejtë kushtin e ri që Kosova të formojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, nëse dëshiron anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Duke folur për gazetën “Bota sot”, zyrtarja evropiane, ka thënë se ky vendim i shteteve anëtare, është dobësi dhe zbutje ndaj presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

“Lejimi i vendosjes së kushteve të reja pas rekomandimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për të mirëpritur Kosovën si anëtare të Këshillit të Evropës është jo vetëm i padrejtë, por edhe tregon dobësi ndaj Vuçiqit. Me këtë zbutje ndaj Vuçiqit, ne po e lejojmë që ai t’i përcaktojë vetë rregullat në Evropë. Të gjithë bëjnë atë që Vuçiq dëshiron ose nuk dëshiron”, ka deklaruar ajo.Sipas saj, kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i është hedhur faji për situatën e krijuar pas dështimit të Kosovës për anëtarësim në KiE, mirëpo, siç ka theksuar Schneeberger, problem është te Vuçiqi, i cili nuk do që t’i përmbush detyrimet e tij në raport me Kosovën.Ajo vlerëson se Vuçiq dëshiron të marrë gjithçka, pa dhënë asgjë.

“Vuçiq nuk e do Kosovën në Këshillin e Evropës, kështu që ne krijojmë kushte të reja për të vonuar më tej procesin. Edhe një herë, faji për gjithë situatën po i vihet Kurtit. Por, është Vuçiq ai që po bën kërkesa, por nuk është i gatshëm të kthejë asgjë.
Kushdo që beson se Vuçiq do të përmbushë qoftë edhe një nga detyrimet e tij pas zbatimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është naiv. Çfarë do të humbte Vuçiq nëse do të toleronte anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, por Kurti më pas nuk do ta zbatonte Asociacionin? Ai ende mund të priste të zbatonte të gjitha detyrimet e tjera. Por nëse Asociacioni zbatohet dhe Vuçiq ende bojkoton anëtarësimin në Këshillin e Evropës, çfarë mund të presë Kurti? Asgjë. Vuçiq dëshiron të marrë gjithçka, por nuk jep asgjë. Disa ende nuk duan ta shohin këtë”, ka thënë këshilltarja në BE. Më tej, Schneeberger ka akuzuar BE-në, duke thënë se po bëhet «kukull» e Vuçiqit dhe presidentit rus Vladimir Putin. Ajo ka kërkuar zgjimin e Evropës kundrejt “manipulimit” nga Vuçiq dhe Putin.

“Me këtë mbështetje për Vuçiqin, ne po lejojmë që Evropa të bëhet një kukull, një idiot i dobishëm për Vuçiqin, por edhe për Putinin. Të dy po mësojnë edhe një herë se gjithçka që duhet të bëjnë është të kërkojnë gjithçka që duan dhe ne do t’u japim me dëshirë gjithçka që ata kërkojnë. Ne po ua shesim shpirtin këtyre autokratëve. Ne po dobësojmë demokracinë tonë, kohezionin tonë dhe si rezultat do të humbasim gjithçka: lirinë, demokracinë tonë, paqen tonë.

Më në fund duhet të zgjohemi dhe të kuptojmë se po manipulohemi nga Vuçiq dhe Putin. Më në fund duhet të fillojmë të mbrojmë demokracinë dhe lirinë tonë me vendosmëri. Kjo kërkon guxim, kërkon forcë. Ne duhet t’i rifitojmë të dyja sa më shpejt që të jetë e mundur”, është shprehur Kati Schneeberger për gazetën “Bota sot”.Në fund, zyrtarja evropiane ka kërkuar anëtarësimin e Kosovës në KiE, pa plotësim të kushteve të reja.

TË FUNDIT
40 minuta
Xhaferi ia dorëzoi mandatin Mickoskit
2 orë
Kush është Hristijan Mickoski, kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut
3 orë
Përballja me Spanjën “jetë a vdekje” për Shqipërinë
4 orë
Çfarë pritet prej debatit presidencial Biden-Trump?
4 orë
Ministrat e BE-së takohen sot në Luksemburg me kryediplomatët e gjashtëshes ballkanike

ME TE LEXUARA

21 orë
Taravari para votimit të Qeverisë: Këto janë zotimet tona!
4 orë
Çfarë pritet prej debatit presidencial Biden-Trump?
21 orë
Mbi një mijë pelegrinë myslimanë vdesin nga temperaturat e larta në Arabinë Saudite
3 orë
Përballja me Spanjën “jetë a vdekje” për Shqipërinë
21 orë
Gjenerali shqiptaro-amerikan paralajmëron fuqishëm Vuçiqin: Ja çka do të ndodhë, nëse përdorni forcën kundër Kosovës (FOTO)
2 orë
Kush është Hristijan Mickoski, kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut
21 orë
UEFA ndëshkon sërish Shqipërinë, dënim i rëndë

LEXO MË SHUMË

xhaferi mickovski]

Xhaferi ia dorëzoi mandatin Mickoskit

Mickoski

Kush është Hristijan Mickoski, kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut

kombetarja

Përballja me Spanjën “jetë a vdekje” për Shqipërinë

biden-trump

Çfarë pritet prej debatit presidencial Biden-Trump?

Maqedonia-Shqiperie-BE-EU-Bruksel-Bashkimi

Ministrat e BE-së takohen sot në Luksemburg me kryediplomatët e gjashtëshes ballkanike

Qeveria E RMV

Votohet Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut

Bilall Kasami

Kasami: Ndryshimi erdhi, shqiptarët u çliruan nga regjimi

Qeveria vlen ministrat

Mexhiti: Sonte u votua qeveria e re, ky është misioni ynë

deputetet fronti evropian

Sela: Nuk do jemi prezent në votimin e një qeverie e cila nuk është legjitime dhe nuk e ka legjitimitetin e shqiptarëve

INFO

NA NDIQ