Scholz dhe Macron nuk ndalin përpjekjet për marrëveshjen Kosovë-Serbi, zbulohet lëvizja e tyre e fundit

Iliria News Agency
Iliria News Agency

03/01/2023

Franca dhe Gjermania nuk e kanë ndërmend pushimin derisa në terren të krijojnë atmosferën dhe kushtet që Kosova e Serbia të arrijnë marrëveshje finale.

Qysh këtë muaj, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz, pritet t’i dërgojnë në Prishtinë e Beograd, kryekëshilltarët e tyre, Emmanuel Bonne dhe Jens Plotner.

Në vizitën e parë që e kishin realizuar më 9 shtator të 2022-ës, ata u shoqëruan nga emisari evropian Miroslav Lajçak, kurse kësaj radhe me ta pritet të jetë edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Dy diplomatët evropianë pa dashur të përmendeshin me emra thanë të hënën, se ardhja e delegacioneve euro-amerikane duhet të merret më seriozisht kësaj radhe dhe se kërkesat e tyre këtë herë për palët janë fort më të kristalizuara sesa gjatë takimeve të shtatorit, ku edhe u prezantua versioni fillestar i propozimit të BE-së për ujdi kosovaro-serbe.

I dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajcak, që edhe vetë ka mandat deri më 31 gusht 2024, thotë se afatet po përafrohen për pajtim.

Duke folur për gazetën amerikane “Politico”, diplomati sllovak theksoi se tani ka një strukturë të favorshme dhe se vëmendja e lidershipit në ShBA dhe BE është e lartë .

Por, sipas tij, dritarja e vërtetë e mundësive për ujdi qëndron diku deri në dhjetor të 2023-tës ose në fillim të 2024-tës.

Nëse gjërat nuk bëhen deri atëherë, Lajçak thotë se duhet të fillohet nga e para . E nëse ka kthim në kriza e përplasje atëherë ai thotë se afatet duhet harruar.

Ndryshe, gjatë vitit 2024 pritet të mbahen zgjedhjet e përgjithshme për institucionet e Bashkimit Evropian, siç është parlamenti kurse po të njëjtin vit – pra në vjeshtë – mbahen zgjedhjet presidenciale amerikane.

Kujtojmë se presidentja Vjosa Osmani gjatë intervistës së saj të fundvitit në Rubikon, po ashtu konfirmoi se pritet që në pjesën e parë të muajit janar, të vijnë në Prishtinë pikërisht Bonne dhe Plotner.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

mjeke

Anulohet konkursi për punësimin e 1 117 punonjësve shëndetësor

rasti monstra

Rasti “Monstra” do të kërkoj drejtësi në Strasburg

spital-infermiere-mjeke shendetesi

Çdo muaj nga 12 infermiere ikin nga Maqedonia e Veriut

gruaja dhune burri rrahje

Gruaja nga Piroku e rreh rëndë me shuplaka burrin nga Gostivari

SONY DSC

Moti i ngrohtë “pushton” plazhet, fluks pushuesish në bregdetin shqiptar

arm-uniforma-600x360

Ushtria e Maqedonisë ka më pak gra ushtare profesioniste në krahasim me vendet e rajonit

kurti len

Albin Kurti tubim të përbashkët me opozitën në Cyrih të Zvicrës (FOTO)

morine kufiri shqiperi

Kosova e Shqipëria me marrëveshje të re për kalimin pa kontroll kufitar në Vërmicë

stevo pendarovski

Pendarovski flet për sondazhet dhe tregon se kush do ti fitoj zgjedhjet

INFO

NA NDIQ