Scholz: Përpjekjet e Ukrainës për t’u anëtarësuar në BE, nuk mund të përshpejtohen

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se përpjekjet e Ukrainës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, nuk mund të përshpejtohen, pavarësisht pushtimit të Rusisë. “Nuk ka rrugë të shkurtra për në BE”, tha Scholz para Budestagut gjerman, duke shtuar se nëse do të bëhej një përjashtim i tillë për Ukrainën, do të ishte e padrejtë për vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat po ashtu aspirojnë anëtarësimin në bllok. Kancelari gjerman Olaf Scholz do të vizitojë Ballkanin muajin e ardhshëm. Kjo vizitë është në kuadër të një turi që kancelari gjerman do të bëjë në Ballkanin perëndimor para se të mblidhet samiti i BE-së. Vizita ka për qëllim të përcjellë mesazhin se ky rajon i përket BE-së.

“6 vendet e Ballkanit Perëndimor Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Kosova, Maqedonia e Veriut , Bosnja e Hercegovina janë impenjuar në një proces reformash prej vitesh. Të nderojmë impenjimet tona ndaj këtyre vendeve është një çështje besueshmërie. Sot më shumë se kurrë integrimi i tyre është në interesin tonë strategjik“, deklaroi Olaf Sholc, Kancelar i Gjermanisë./Alsat.mk