Gjermania dëshiron të mirëpresë vendet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian sa më shpejt që të jetë e mundur, tha të martën kancelari Olaf Scholz.
Shqipëria po bën përparim të mirë drejt anëtarësimit në bllok, tha Scholz në një konferencë për media me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
“Marrëdhëniet dypalëshe midis Gjermanisë dhe Shqipërisë janë të shkëlqyera”, u tha kancelari gjerman gazetarëve, duke shtuar se qeveria e tij do të mbetet një “partner i besueshëm” në përpjekjen e Tiranës për t’u bashkuar me BE-në.